LAJMI I FUNDIT:

SBAShK: Data 13 prill është afati i fundit kur Qeveria duhet t’i plotësojë kërkesat tona (Video)

SBAShK: Data 13 prill është afati i fundit kur Qeveria duhet t’i plotësojë kërkesat tona (Video)

Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Lutfi Mani ka theksuar se data 13 prill është afati i fundit, deri kur ata presin që Qeveria të marrë vendimin për plotësimin e draft ligjit për pensionet e mësimdhënësve që kanë punuar gjatë viteve të 90-ta.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se ndërprerja e mësimit sot nëpër shkollat e mesme dhe fillore të Kosovës, do të përshkallëzohet nëse nuk plotësohen kërkesat e SBASHK-ut pas një muaji.


“Ne i kthehemi normalitetit nesër, kur fëmijët shkojnë në shkollë,  Nëse deri më 13 prill nuk ka reflektim të qeverisë, atëherë eshalon situata. Mund të ketë protesta në rrugë, mund të ndalet mësimi në pakufi”, ka shtuar Mani.

Ai është përgjigjur edhe ndaj akuzave të bëra ndaj SBASHK-ut, se ata po i shkelin të drejtat e fëmijëve për shkak se po iu pamundësohet procesi mësimor, duke theksuar se  protesta dhe greva janë e drejtë elementare që atyre ua jep ligji.

“Ne nuk jemi duke e shantazhuar askënd e as duke i dëmtuar fëmijët. Këta janë kërkesa legjitime”, ka theksuar Mani.

Ne kemi thënë që Qeveria le ta dërgon në Kuvend draft ligjin, dhe aty e shohim se cilët deputetë nuk po e aprovojnë atë, atëherë SBASHK-u e ka të qartë se cila parti dhe cilët deputetë janë kundër kësaj kategorie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori