Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në Konferencën për Zbatimin e Planit Strategjik 2017, ku tha se është shumë me rëndësi që të fuqizohet si prioritet çështja e arsimit në Kosovë.
Me këtë rast, u prezantua raporti i vlerësimit për të gjeturat rreth zbatimit të Planit Strategjik për Arsim në Kosovë 2017, i përgatitur nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me tri organizata të tjera joqeveritare, anëtare të Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN, të përkrahur nga Bashkimi Evropian.
Bytyqi ka vlerësuar raportin si një analizë të vlefshme për të reflektuar rreth masave dhe veprimeve që mund të ndërmerren në të ardhmen, që njëherësh obligon Ministrinë e Arsimit që të angazhohet në përmbushjen e Planit Strategjik në të ardhmen.
Duke folur për të gjeturat e prezantuara në këtë raport, ministri u shpreh se, është shumë me rëndësi që të fuqizohet si prioritet çështja e arsimit në Kosovë, me qëllim të arritjes së synimeve që kemi për një arsim cilësor dhe për një edukim të mirëfilltë të të rinjve.
“Ne si Ministri do të kemi mundësi që kërkesat që dalin nga PSAK-u t’i shtyjmë përpara dhe t’i realizojmë. Ajo çka përbën një mangësi të theksuar dhe e vështirëson në shumicën e rasteve zbatimin e të gjeturave është mungesa e një Strategjie të Zhvillimit Ekonomik”, është shprehur Bytyqi.
Sa i përket të gjeturave, të cilat flasin për mos menaxhim të duhur ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal në arsim, ministri Bytyqi ka thënë se, MAShT do të angazhohet maksimalisht që të reflektojnë pozitivisht në këtë aspekt.
“Do të kemi një angazhim të veçantë që të kemi koordinim të bashkëpunimit në mes të shkollave, DKA-ve dhe MAShT-it. Konsideroj që me koordinimin dhe me dhënien e mundësive të dyanshme do të kemi një mundësi shumë më të lehtë të menaxhimit dhe eliminimit të problemeve që dalin nga çështja e mësimdhënies”, tha ministri Bytyqi.
Ndër të tjera, ministri Bytyqi ka folur për rritjen e numrit të fëmijëve në nivelin parashkollor, gjithëpërfshirjen, fuqizimin e komunitetit të prindërve në procesin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave, vlerësimin e mësimdhënësve dhe gradimin e tyre, zhvillimin e vazhdueshëm të arsimit profesional, harmonizimin e programeve me tregun e punës, arsimin e lartë.
Ndërsa, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova theksoi se raporti është i dobishëm. “Të fillojmë me faktin se zbatimi i Planit Strategjik për Arsimin është baza, korniza përmes së cilës duhet t’i zhvillojmë reformat në sektorin arsimor. Arsimi nuk është reformë e shpejtë, reformat në arsim jepen kur të kalojë një gjeneratë”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova