Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar lidhur me grevën njëditore në sistemin e arsimit.
KMDLNJ thekson se SBASHK-u po manipulon me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si dhe me studentët e pesë universiteteve publike.
“…Me këto greva që janë tipike shantazhuese, SBASHK po e rrezikon procesin mësimorë e që po e dobëson sistemin arsimorë i cili edhe ashtu përballet me njëqindmijë probleme. SBASHK nuk ka nënshkruar kurrfarë marrëveshje me institucionet përkatëse të cilat do ta merrnin si obligative zbatimin e marrëveshjes por ka rënë ‘viktimë’ e premtimeve të fushatës, e të cilat në të shumtën e rasteve nuk respektohen nga subjektet politike”, thuhet në reagim.
KMDLNj thekson se i përkrahë përpjekjet e SBASHK për të siguruar të drejtat për punëtorët arsimorë të viteve të 90 –ta sikur që është njohja e stazhit të punës që fillimisht ka qenë edhe kërkesë e SBASHK për të kaluar pastaj edhe në kompensim material, si kërkesë tjetër.
“Pasi që institucionet e Kosovës i kanë kompensuar thuaja të gjitha kategoritë që u takon kompensimi sipas ligjeve në fuqi , po këto institucione duhet të gjejnë mundësi t’i kompensojnë edhe punëtorët e arsimit të viteve të 90 –ta”, thuhet në reagim
“SBASHK, në kuadër të veprimeve sindikaliste në mbrojtje të interesave të atyre që i përfaqëson ka të drejtë t’i thërrasë në grevë vetëm ata që janë anëtarë të SBASHK-ut, kurse as nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sikur që as studentët nuk janë anëtarë të SBASHK prandaj manipulimi me ta, përveç se paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut, është në kundërshtim me ligjet në fuqi sepse detyrimi është vepër penale”, thuhet më tej.
KMDLNj u bënë thirrje të gjithë prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla, mos ta humbin mësimin dhe me grevë të merren ata që janë anëtarë të SBASHK.
“KMDLNj i bënë thirrje SBASHK të ndalojë së manipuluari me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sikur edhe me studentët e pesë (5) universiteteve publike dhe të merret ekskluzivisht me anëtarësinë dhe me ta të bëjë greva në të kundërtën do të hyjë në regjistrin e atyre që ua shkelin të drejtat e njeriut shkollarëve dhe studentëve të cilët janë të detyruar të mos shkojnë në shkolla dhe universitete”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A