LAJMI I FUNDIT:

Derisa vazhdon të bëjë emër në muzikë, sjellim momentin kur Erza Muqolli bëri shqiponjën pas një interpretimi mahnitës në Paris

Derisa vazhdon të bëjë emër në muzikë, sjellim momentin kur Erza Muqolli bëri shqiponjën pas një interpretimi mahnitës në Paris

Erza Muqolli po vazhdon ta dëshmojë veten në çdo interpretim dhe paraqitje në skenë. Muaj më parë, ajo solli një interpretim të mahnitshëm të një prej këngëve më të njohura të Beyonce.

Siç shkruan KultPlus, para një numri të madh të publikut, ajo është ngjitur në skenën AccorHotels Arena, ku ka sjellë këngën “Listen” të divës së muzikës botërore.


E veçanta e këtij interpretimi është se pasi që zëri i saj i fuqishëm arrin të prekë çdo pjesë të sallës, Erza i ngriti dy duart lart për të krijuar simbolin kombëtar – shqiponjën.

Po ashtu, kujtojmë se në këtë skenë, ajo në fund të vitit të kaluar kishte performuar më këngëtaren e njohur franceze Zaz.

“Eblouie par la Nuit” ishte kënga që i bashkoi në skenë këngëtaren e re shqiptare me këngëtaren e njohur franceze Isabelle Geffroy, apo e njohur si Zaz.

Erza Muqolli në performancë "live" me yllin francez Zaz (Video)
Lexo po ashtu Erza Muqolli në performancë "live" me yllin francez Zaz (Video)

Erza, e cila ka lindur në vitin 2005 nga prindër që vijnë nga Kosova, u bë e popullarizuar që nga pjesëmarrja në spektaklin për talentë, “France’s Got Talent”.

Që atëherë, interpretimet e saja kanë qenë vazhdimisht të përfolura në mediat franceze dhe ajo parashikohet të ketë një karrierë të suksesshme para vetes.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori