Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda udhëheqjes së kësaj komune, pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pacolli komentoi kërkesën e disa anëtarëve të Vetëvendosjes, dhe partive opozitare në Prishtinë, që Shpend Ahmeti duhet të largohet nga drejtimi i Prishtinës.
Tha një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, për shkak se sipas Pacollit, në këtë situatë është e pamundur që të arrihet 20% – shi i nevojshëm për rrëzimin e Ahmetit, si e parasheh neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Anipse ai u shpreh se nëse një e tillë do të ndodhë, atëherë duhet të pranohet nga të gjithë.
“Nuk besoj që do të vijmë në situatë që do të prodhohen zgjedhje të reja në Prishtinë. Nuk besoj që do të arrihet ai 20%shi i nevojshëm për shkarkimin e kryetarit të Komunës. Mirëpo, nëse eventualisht nëse mbrrin deri në Kuvend, ajo është çështje e kryesuesit të Kuvendit, dhe çkado që ndërmerret duhet të zbatohet. Por, ne nuk e kemi një komoditet për zgjedhje qoftë lokale qoftë qendrore, për shkak se po ka shpenzime të madhe buxhetore. Por edhe ndryshimet në politikë, janë minimale, se vec po ndryshohen partitë, por nuk po ndryshon kualiteti” ka thënë Pacolli.
Ai për Insajderin, tregoi edhe funksionimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku tha se pret nga të gjithë asamblistët, si nga ata që kanë mbetur në Vetëvendosje, por edhe nga ata që kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti, ta implementojnë programin e partisë me të cilën kanë garuar në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, raporton Insajderi.
“Të them të drejtën ne si Kuvend Komunal, nuk besoj që do të kemi telashe të madhe në marrjen e evendime të tillë. Nuk besoj që do të ketë lëvizje më të madhe të asamblistëve të Vetëvendosjes. Programin qeverisës duhet ta implementojnë të dy grupet se të dy kanë fituar me këtë program. Nuk ka qenë çështje politike, ka qenë inercion. Tek e fundit është e drejtë ë çdo asamblisti, se ai përfaqëson votuesit e vetë,. Nëse nuk ka qenë diçka në rregull me atë buxhet është normale që mos te votojnë”.
I pyetur se a janë filluar projektet e premtuara në fushatën zgjedhore, Pacolli tha se ende nuk kanë arritur që të konsolidohen si partnerë.
Shkak për këtë sipas tij është fakti që ende nuk janë themeluar disa drejtori, dhe disa nga to nuk janë caktuar drejtorët.
“Ende nuk kemi filluar me projektet që i kemi paraparë. Jemi duke u konsoliduar si qeverisje lokale. Kanë mbetur edhe shumë drejtori pa u emëruar drejtorët e rinj ende, nuk janë zgjedhur grupet punuese, ka hala punë deri të konsolidohemi si qeverisje lokale, tani fillojmë me projektet e reja” tha Pacolli.
Selim Pacolli në zgjedhjet e fundit lokale, kishte qenë kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës. Nga rezultatet e atyre zgjedhjeve, ai kishte arritur që të dal i treti në këtë garë, pas Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.
Ai kishte arritur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe tashmë së bashku edhe me AAK-në, përbëjnë koalicion në Komunën e Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze