Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka deklaruar sot se shkollat profesionale janë prioritet i tij dhe Qeverisë së Kosovës.
Këto komente i pari i MASHT-it i bëri në vizitën që i bëri shkollën profesionale “11 marsi” në Prizren, në nder të 57-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle.
“Shkolla profesionale është angazhimi edhe i joni, i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, jo rastësisht ne në programin qeverisës kemi deklaruar që shkollat profesionale do të jenë prioritet i qeverisjes sonë. Kjo ishte për një arsye, sepse të rinjtë tanë kishin nevojë që të fitonin dituri dhe shkathtësi të nevojshme, kompetencat e nevojshme dhe që të vijnë shumë lehtë deri tek punësimi i tyre. Këtu me shkollën tuaj e pash këtë, vizituam disa kabinete vërtet ishin fascionuese puna e jashtëzakonshme e nxënësve tanë që nga piktura e deri tek punimet mekanike”, tha ai.
Bytyqi tha se Kosova ka nxënës të mrekullueshëm, por sipas tij ajo që duhet është një angazhim i mësimdhënësve t’iu ofrojnë dijen e nevojshme dhe shkathtësi të nevojshme. Ndërsa, shtoi se ata si udhëheqës të dikasterit të arsimit e kanë për obligim që të krijojnë kushte shkollave profesionale për mësimdhënësit.
Lëvdata për këtë shkollë në 57-vjetorin e themelimit pati edhe Jetmir Berisha nga Agjencioni për aftësim profesional.
“Sa herë që kemi ardhur në shkollën e mesme të lartë 11 marsi në Prizren jemi befasuar me gjithë atë çka kemi pa. Kemi qenë edhe herët e tjera dhe vazhdimisht kemi parë ndryshime në secilin prej sektorëve që i keni në secilin prej drejtimeve që i keni këtu në shkollë”, tha ai.
Skënder Susuri, drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit para nxënësve ka paraqitur prioritetet e tij.
“Programi jonë bazohet në tri shtylla kryesore, shtylla e parë është siguria e nxënësve, ne angazhohemi që shkollat tona të jenë të sigurta dhe gjithëpërfshirëse. Shtylla e dytë është vendimmarrje e përbashkët, këtë jemi duke e thënë sa e sa herë nuk do të ketë në Komunën e Prizrenit asnjë vendimmarrje e cila nuk do ta ketë mbështetjen e komunitetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Angazhimi ynë i tret do të jetë cilësia, ne do të punojmë fuqishëm së bashku që cilësia në shkollat tona të shënoj rritje”, tha ai.
Bujar Lajqi, mësues në shkollën profesionale “11 marsi”, tha se kjo shkollë është duke e trasuar rrugën drejt një qendre të mirëfilltë profesionale.
“Falë punës dhe angazhimit të mësimdhënësve, menaxhmentit të shkollës, stafit tjetër administrativ dhe atij ndihmës shkolla jonë është duke e trasuar rrugën drejt një qendre të mirëfilltë profesionale. Në ngritjen e cilësisë në arsimin dhe aftësimin profesional të nxënësve tanë që ata të jenë kompetentë për profilin që e mbarojnë, pos stafit pedagogjik të shkollës na duhet ndihmë e veçantë edhe nga tregu i punës”, tha ai.
Ndryshe, shkolla e mesme e lartë profesionale “11 marsi”, ka gjithsej 1 mijë e 500 nxënës në profile të ndryshme.
Ministri Bytyqi gjatë ditës ka vizituar edhe objektet e kësaj shkolle.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: Faturat e rrymës me çmime astronomike, Qeveria po abuzon me popullin
Diplomimi i gjeneratës së 61-të i Policisë së Kosovës, Krasniqi thotë se është rritur numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian
Rokas: Ekonomia e gjelbër është një motor që nxit progresin dhe nxit zhvillimin e vendit
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë