LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja që garon për Qipron në Eurovision, Foureira: Nuk i ndjej rivalë shqiptarët e tjerë në festival

Shqiptarja që garon për Qipron në Eurovision, Foureira: Nuk i ndjej rivalë shqiptarët e tjerë në festival

Eleni Foureira ka publikuar videon e këngës pjesëmarrëse në Eurovision.

Shqiptarja që do të përfaqësojë shtetin qipriot në festivalin evropian të muzikës, ka sjell klipin e këngës pjesëmarrëse “Fuego”.

E njohur ndryshe si Beyonce e Greqisë, 31-vjeçarja ka folur edhe për dy shqiptarë të tjerë që do të shfaqen në Eurosong.


Ajo ka pohuar se nuk ndjen rivalitet me shqiptarët dhe se ndihet mirë që do të jenë tre në këtë festival.

“Fakti që tre shqiptarë do të ngjiten në skenën e Eurosong më bën të ndihem shumë mirë, shpresoj të shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Nuk ndjej konkurrencë ndaj tyre”, tha Furiera për “Jo vetëm modë”, duke kujtuar se Shqipërinë do ta përfaqësojë, Eugent Bushpepa ndërsa shtetin italian, Ermal Meta.

Ajo më tutje foli rreth pjesëmarrjes në festival duke premtuar se do të jep maksimumin e mundshëm.

“Do të jap gjithçka tek kjo performancë sepse skena për mua është një dashuri e vërtetë. Do të ketë shumë koreografi dhe shpresoj që njerëzit ta shijojnë performancën tonë. Do ta bëjmë të pamundurën që bota të ndjejë flakët tona”, tha Furiera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Amber eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Amber eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Magazina
Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Magazina
Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Magazina
Laerti lë shtëpinë për të interpretuar një poezi prekëse për nënën, ajo e befason në studio

Laerti lë shtëpinë për të interpretuar një poezi prekëse për nënën, ajo e befason në studio

Magazina
Egli reagon për herë të parë pas largimit nga Big Brother VIP Albania 4: Më keni pyetur shumë si jam dhe nuk e di as vet si ndihem

Egli reagon për herë të parë pas largimit nga Big Brother VIP Albania 4: Më keni pyetur shumë si jam dhe nuk e di as vet si ndihem

Kalo në kategori