LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës: Nuk ka diskriminim etnik gjatë punësimeve

Ministria e Kulturës: Nuk ka diskriminim etnik gjatë punësimeve

Konkurset e fundit të Ministrisë së Kulturës për dy vende të punës: “ndihmës udhëheqës i sektorit për veprimtari botuese” dhe “ndihmës udhëheqës i sektorit për mbrojtje e trashëgimive kulturore”, kanë ngjallur reagime. Kjo sepse në fund të kërkesave që kandidati duhet t’i plotësojë gjithashtu kërkohet që i njëjti t’i përkasë etnitetit maqedonas.

“Përpara përgatitjes së planit vjetor për punësim, në ministrinë për Shoqëri Informatike dhe administratë ka instrument të quajtur balancues, në të cilin futen të dhënat për numrin e të punësuarve për përfaqësim të barabartë dhe vetë balancuesi, në bazë të të dhënave të futura për punësime të reja e mat përqindjen. Këto të dhëna më pas i dorëzohen Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Gjithashtu, në agjencinë për administratë ka Udhëzues të veçantë se si të paraqitet kërkesë për konkurs pune, në të cilin patjetër duhet të përcaktohet se për cilën përkatësi etnike kryhet punësimi”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Nga Ministria e Kulturës gjithashtu thonë se këto procedura dhe ligje janë sjellë gjatë qeverisjes së kaluar. Në reagimin e tyre, ata shtojnë se i mbështesin përpjekjet për reforma të legjislacionit që sipas tyre do të jenë në funksion të arritjes së parimeve kushtetuese për barazi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.