LAJMI I FUNDIT:

Në Mramor zbulohet arsenal armatimi dhe aparate lojërash të fatit (Foto)

Në Mramor zbulohet arsenal armatimi dhe aparate lojërash të fatit  (Foto)
????????????????????????????????????

Operacioni policor  i koduar “Yjet”, i realizuar në një shtëpi në fshatin Mramor të Prishtinës, ka rezultuar me konfiskimin e një arsenali të madh armatimi dhe aparate lojërash të fatit.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion policor në Fshatin Mramor të Prishtinë, në një shtëpi ku dyshohej se ka armë, narkotik dhe mallra të kontrabanduara (aprate të lojërave të fatit të pa zhdoganuara).


Operacionin policor i koduar “YJET”, u realizua me urdhëresë të Gjykatës Kompetente, në mbështetje edhe nga Njësit e Specializuara, Teknika Kriminalistike, Doganat e Kosovës dhe ATK, përcjell Telegarfi.

Me këtë rast janë konfiskuar shtatë armë të gjata të kalibrave të ndryshëm, një  armë e shkurtë TT, 33 fishekë,  një kuti për pastrimin e armëve, një llap-top,  një palë dylbi, një rrip mbajtës për fishek,  një veturë xhip ‘Chevrolet Suburban’, 81 lloje të aparateve (dyshohet të pa doganuara), 59 monitorë të aparateve të lojërave të fatit,  12 aceptor të aparateve, 36 pjesë të ndryshme të aparateve të  lojërave të fatit.

Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit  është liruar në procedurë të rregull, thuhet në njoftim.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori