LAJMI I FUNDIT:

Heather Locklear ia thyen hundët të dashurit, arrestohet nga policia

Heather Locklear ia thyen hundët të dashurit, arrestohet nga policia

Kur aktorja amerikane Heather Locklear, e njohur për rolin e Amandës në serialin “Melrose Place”, u arrestua për dhunën në familje, e gjithë bota u trondit nga këto lajme.

Tani, kanë dalë detaje të reja që vërtetojnë se ajo ka probleme të mëdha me alkoolin.


Ajo është arrestuar kohët e fundit për dhunën në familje dhe grindjet me zyrtarët e zbatimit të ligjit në Kaliforni.

Për herë të gjashtë ishte trajtuar për alkoolizëm dhe pas këtij incidenti, ajo sërish ka shkaktuar probleme dhe prapë është arrestuar.

Tabloidi “TMZ” shkruan se aktorja pesëdhjetëvjeçare, pasi e kishte rrahur partnerin Chris Heisser dhe i kishte thyer hundës, kërcënoi policinë se do të hapte zjarr ndaj tyre.

“Do të gjuaj me armë në drejtimin tuaj nëse do të vini sërish në shtëpinë time”, raportohet t’u ketë thënë biondina policëve.

Pas problemit të shkallëzuar, policia gjeti se kishte një armë zjarri që nga viti 1985 ndërsa “Amanda” është aktualisht duke u trajtuar për alkool.

Theksojmë se ajo më 13 mars do të duhet të paraqitet në gjykatë për këtë incident. /Telegrafi/