LAJMI I FUNDIT:

Vajza që i fali veshkën Selena Gomezit, Raisa: Ishim pranë vdekjes që të dyja gjatë operacionit

Vajza që i fali veshkën Selena Gomezit, Raisa: Ishim pranë vdekjes që të dyja gjatë operacionit

Mikesha më e mirë e Selena Gomez dhe donatorja e veshkave, Franca Raisa ka zbuluar se këngëtarja “mund të kishte vdekur” për shkak të komplikimeve pas operacionit të transplantimit.

Raisa ia dhuroi organin Gomezit, e cila vitin e kaluar vuajti nga lupusi,.

Aktorja, e cila luan në ish-komedinë televizive amerikane Grown, i tha revistës W se “rimëkëmbja ishte e vështirë … Selena kishte një komplikacion. Gjithashtu, disa orë pas operacionit tonë u zgjova dhe kisha një tekst prej saj që tha “Jam shumë e frikësuar”.

“Veshka ime ishte shumë aktive dhe kur hyri në funksion, më theu një arterie. Ata është dashur të kryenin në intervenim kirurgjik dhe morën një venë nga këmbët që të më ndërtonin një arterie të re për ta mbajtur veshkën”, tha Raisa.

https://www.instagram.com/p/BZBHr4Pg5Wd/?taken-by=selenagomez

Veshka i shkaktoi Gomezit të qëndrojë gjashtë orë në operacion për një procedurë që zakonisht zgjat dy deri në tre orë.

Raisa tha se fillimisht e mbanin të fshehtë lajmin e operacionit, duke shtuar “Ne nuk donim t’i tregonim askujt sepse shërimi ishte shumë i vështirë për ne dhe kaluam nëpër një depresion në atë kohë”.

Ajo shpjegoi se vendosi t’ia dhurojë veshkën pasi që Gomezit nuk i funksiononte “Më pyeti se si kalova dhe më mori një shishe uji nga frigoriferi dhe u përpoq ta hapte atë dhe nuk mundi”.

“Pastaj ra në dysheme dhe filloi të qante. Unë i thashë se ‘Ç’farë nuk është në rregull me atë”, tha ajo.

“Ajo më tha ‘Kam nevojë për një veshkë të re. Nuk e di se çfarë do të bëjë, lista e pritjes është shtatë deri në 10 vjet”, shtoi Raisa.

Doli që veshka e Raisat t’i përshtatej këngëtares dhe iu nënshtruan operacionit verën e kaluar, i cili u bë publik në rrjetin social të Instagramit, në të cilin dyshja u panë duke mbajtur duart në shtretër të veçantë spitalor. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BZMKHI6A3fu/?taken-by=selenagomez

Në trend Magazina

Më shumë
Lotina publikon çastet e ëmbla që po kalon me Mozzikun

Lotina publikon çastet e ëmbla që po kalon me Mozzikun

Magazina
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë

Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë

Magazina
Kiara Tito duket në formë pak muaj pas lindjes

Kiara Tito duket në formë pak muaj pas lindjes

Magazina

"Mos më kërko, të të them lamtumirë", Xhensila thumbon Besin me këngën e re?

Magazina
Georgina tregoi se çfarë i dhuroi djalit të Ronaldos për ditëlindjen e tij, pati reagime nga njerëzit: Ai duket i zemëruar

Georgina tregoi se çfarë i dhuroi djalit të Ronaldos për ditëlindjen e tij, pati reagime nga njerëzit: Ai duket i zemëruar

Magazina
Parisienët shprehin shqetësimin për veshjen e Bianca Censorit, mes pretendimeve që burri Kanye West po e kontrollon atë

Parisienët shprehin shqetësimin për veshjen e Bianca Censorit, mes pretendimeve që burri Kanye West po e kontrollon atë

Magazina
Kalo në kategori