LAJMI I FUNDIT:

CIA në vitin 1951 e paraqet Zhlebin si pjesë të Kosovës (Dokument)

CIA në vitin 1951 e paraqet Zhlebin si pjesë të Kosovës (Dokument)

Një dokument i Agjencisë Amerikane të inteligjencës, CIA, i hartuar më 21 shtator të vitit 1951 e konsideron Zhlebin pjesë të tërësisë territoriale të Kosovës.

Përderisa në Kosovë ende po vazhdon drama për Demarkacionin me Malin e Zi, ky dokument i CIA-s që u lejua për qasje nga publiku më 14 prill 2006, e njeh Zhlebin si një nga 16 distriktet e Kosovës.


Është pika e parë e këtij dokumenti që ndan Kosovën në disa pjesë të quajtura distrikte, ku bëjnë pjesë përveç Zhlebit, edhe vendet si; Graçanica, Zveçani, Vushtria, Istogu, Kamenica, Gjilani, etj.

Përveç distrikteve në dokument figurojnë edhe zyrat qendrore të tyre, që janë disa prej komunave të sotme kryesore të vendit, si; Prishtina, Peja, Mitrovica (dokumenti e quan: Mitrovica e Kosovës), Podujeva,  Gjakova, Ferizaj, Prizreni. Po ashtu edhe këtu figuron Zhlebi.

Dokumenti i përbërë nga gjithsej 8 pika, në pikën e fundit flet për fuqinë e shqiptarëve në Kosovë.

“Lëvizja e nacionalistëve shqiptarë raportohet të jetë shumë e fortë. Anëtarët shqiptarë të partisë komuniste janë pro propagandës së zyrës së punëtorëve komunistë, sepse kjo propagandë premton bashkimin e regjionit të Kosovës (këtu referuar si: Kosmet apo Kosova dhe Metohija) me Shqipërinë, pas përmbysjes së regjimit aktual të Jugosllavisë”, shkruhet në pikën e 8 të këtij dokumenti të CIA-s.

Fshatrat e kullës së Zhlebit janë pjesë e mosmarrëveshjeve që kanë lindur në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Komisioni i udhëhequr nga Murat Meha kishte konstatuar se Kulla e Zhlebit i takon Malit të Zi, mirëpo me këtë patën mospajtime opozita e asaj kohe, ku bënte pjesë edhe kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj. /Kosovapress/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori