LAJMI I FUNDIT:

Implementimi i ligjit të pagave do të kushtojë 62 milionë euro

Implementimi i ligjit të pagave do të kushtojë 62 milionë euro

Hyrja në fuqi e Ligjit për pagat e të punësuar në administratën shtetërore për tri vite do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 60 milionë euro.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar koncept-dokumentit për pagat që realizohen nga buxheti i Kosovës.

Ai tha se paga bazë do të përkufizohet si rezultat i grupit të punës si dhe do të shërbej parimi i pagës së njëjtë për punën e njëjtë.


“Paga bazë do të përkufizohet si rezultat grupit të punues do të shërbej parimi i pagës së njëjtë për punën e njëjtë. Raporti në mes pagës më të ulët dhe të latë do të jetë prej 1 deri në 12”, theksoi Yagcilar.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se miratimi i këtij drafti është një ngjarje me rëndësi për vendin dhe qeverinë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se edhe pse e kanë përkrahur këtë rekomandim kjo reformë do të ketë implikime buxhetore.
“Ministria e Financave vlerëson se nga implikimi buxhetor kjo reformë do t’i kushtojë buxhetit mbi 62 milionë për periudhën 2018-2020”, tha Hamza.

Sipas tij, kosto e ligjit të pagave për tri vitet e para mund të jetë edhe më e lartë se 62 milionë euro”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori