LAJMI I FUNDIT:

​Presidenti polak u kërkon falje hebrenjve të dëbuar

​Presidenti polak u kërkon falje hebrenjve të dëbuar

Presidenti polak, Andrzej Duda u kërkoi falje sot hebrenjve të ndjekur nga vendi i tij gjatë fushatës antisemite të vitit 1968, një gjest i përshëndetur nga personalitetet hebreje dhe që duket se mund të ulë tensionet mes Izraelit dhe Polonisë.

“Theksoj gjithashtu se Polonia e sotme, e lirë dhe e pavarur, brezi im, nuk e mban këtë përgjegjësi”, deklaroi Duda.


Presidenti 45-vjeçar iu drejtua hebrenjve që u detyruan të largohen dhe familjarëve të tyre “Faljani, ju lutem faljani Republikës, polakëve, Polonisë së asaj kohe këto veprime të turpshme”.

Shefi i shtetit e mbajti këtë fjalim në kampusin e Universitetit të Varshavës me rastin e 50-vjetorit të revoltës së studentëve në mars 1968 kundër diktaturës komuniste, që kishte filluar në këtë vend me një grumbullim që u shpërnda me dhunë nga policia.

Kjo revoltë, e mbështetur edhe nga grupe të tjera sociale, u shoqërua nga një fushatë e dhunshme antisemite, e filluar nga autoritetet komuniste dhe që solli përndjekjen e të paktën 12 mijë hebrenjve polakë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori