Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha sot se janë në procedurë për draftimin e konceptit të Ligjit të ri të punës, si dhe janë duke finalizuar Ligjin e ri të Inspektoratit që shumë shpejt do të përcillet për miratim në parlament.
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës “Debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional”, disa deputet kanë ngritur çështjen e diktimimit të gjinisë femërore në vendet e punës.
Reçica tha se është i vetëdijshëm për situatën rreth kësaj çështje, porse kjo gjendje është e trashëguar.
Sipas ministrit Reçica, Ligji i ri i punës dhe ai i Inspektoratit do të ndihmojnë në të ardhmen që marrëdhëniet kontraktuale, punëdhënës-punëmarrës, jo vetëm sa i përket gjinisë femërore, por në përgjithësi, të gjejnë zbatim ashtu siç kërkohet.
“Nuk po shikojmë vetëm mundësinë se si të gjejmë rrugë që për rastet e caktuar qoftë të viktimave gra qoftë edhe të fëmijëve, por të gjejmë mënyra se si ato t’i kompensojmë. Ne jemi duke punuar shumë që krahas kompensimeve ligjore që mund të jenë për raste të caktuara, të krijojmë mundësi më të mëdha që gratë e veçanërisht ato të përfshira nga dhuna qoftë në familje, qoftë ndonjë dhunë tjetër të integrohen në jetën institucionale, por edhe të sigurohen vende të punës që integrimi i tyre në marrëdhënie të punës të jetë një lehtësirë për tejkalimin e situatave të tilla”, ka thënë ministri Reçica.
Ndryshe, në vitin e kaluar kanë qenë mbi 2 mijë raste të dhunës në familje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj