LAJMI I FUNDIT:

300 raste të reja me sëmundje të veshkave regjistrohen në Maqedoni për çdo vit

300 raste të reja me sëmundje të veshkave regjistrohen në Maqedoni për çdo vit

Çdo vit ka nga 300 njerëz të rinj të sëmurë nga veshkët. Prej tyre, në muajt e parë është i madh numri i atyre të cilët do të vdesin ose do të ndërpresin mjekimin me dializë sepse ishin të sëmurë akut, që do të thotë 250 pas muajit të tretë të mjekimit me dializë mbesin në programin kronik të dializës.

Këtë sot e theksoi mjekja Olivera Stojçeva Taneva nga Klinika Universitare e Nefrologjisë, e cila theksoi se rreth 1.600 pacientë mjekohen me dializë prej të cilëve 215 janë të transplantuar, ndërsa 32 janë në dializë peritoneale. Gratë, potencoi ajo, shumë më shpesh kanë infeksione të traktit urogjenital, si dhe një nga sëmundjet sistematike, ndërsa ajo është lupusi (prishja e sistemit imunologjik).

“Gruaja është më e mbrojtur në raport të sëmundjeve terminale të veshkave në raport me burrin, sepse konsiderohet se ekzistojnë mekanizma të cilat kur veçmë ka sëmundje kronike të veshkave, e mbrojnë nga progresioni deri në fazën e fundit. Gratë rreth dhjetë vite më vonë fillojnë me mjekim me dializë në raport me burrat”, tha Stojçeva Taneva në shënimin e Ditës Botërore të Veshkëve në organizim të Shoqatës së qytetarëve të sëmurëve nga veshkat “Nefron” nën moton “Veshkat dhe shëndeti i grave”.


Sqaroi se edhe pse është shumë vështirë që të mbesin shtatzënë gratë me sëmundje kronike të veshkave ka edhe të tilla që mbesin shtatzënë dhe lindin.

Kryetari i Shoqatës së të sëmurëve nga veshkat Nefron, Dushko Georgiev tha se edhe pse ka diagnozë solide në Maqedoni kërkojnë të pajisen një pjesë e qendrave për dializë, të sillen procedura të reja në dializë, si dhe të ripërtërihet transplantimi nga donatori i vdekur që ka veçmë tre vite me radhë që nuk bëhet.

Kryetari i Shoqatës së Maqedonisë për nefrologji, dializë, transplantim dhe organe artificiale, Goce Spasovski theksoi se katër transplantime janë bërë këtë vit, ndërsa këtë muaj janë parashikuar edhe dy.

“Në muaj bëhen nga dy transplantime të pacientëve, shtatë pacientë presin për momentin transplantim të rregullt, ndërsa te katër raste donatori është me grup të ndryshëm të gjakut, i cili nuk mund t’i japë gjak, por mund t’i japë veshkë me rikondicionim”, potencon Spasovski./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori