LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Për demarkacionin kanë ndryshuar disponim edhe deputetë të VV-së

Veseli: Për demarkacionin kanë ndryshuar disponim edhe deputetë të VV-së

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se deputetë të Kuvendit janë afër arritjes së konsensusit për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai madje ka bërë të ditur se ka deputetë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që janë duke ndryshuar pozitivisht.

Veseli po ashtu ka treguar se sot në mbledhje të Kryesisë kanë diskutuar për çështjen e rregullores së punës së Kuvendit, dhe sipas tij nuk ka pasur mbledhje për diçka tjetër.


“Në të njëjtën kohë disponimi i të gjithë deputetëve është duke ndryshuar pozitivisht përfshirë edhe te disa kolegë të deputetëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes, pastaj edhe ne të gjithëve“, ka thënë Veseli.

Veseli tha se nuk ka pasur tensione brenda mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, gjatë diskutimit për rregulloren e punës.

Ai po ashtu ka thënë se janë vonë edhe me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

“Ne sot jemi takuar vetëm për çështjen e rregullores. Ajo do të ndodh shpejt. Jemi duke punuar intensivisht që ta arrijmë konsensusin e përbashkët në mënyrë që të ecim përpara dhe mos të vonohemi. Mjaft jemi vonuar“, tha Veseli.

Mbledhja e Kryesisë sot është mbledhur papritmas pas një pushimi të Kuvendit i cili është mbledhur sot për të diskutuar për rregulloren e punës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori