Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën “Të drejtat pronësore të grave në Kosovë, trashëgimia dhe barazia para ligjit”, të organizuar nga Ambasada e Francës dhe OSBE-ja.
Duke ua uruar të gjitha grave festën e 8 Marsit, presidenti Thaçi ka thënë se më shumë se çfarëdo tjetër, në këtë ditë duhet të ritheksojmë përkushtimin tonë për barazi të plotë gjinore në shoqëri.
Ai ka thënë se progresi në çdo shoqëri mund të vlerësohet nga trajtimi që gratë kanë në të dhe se vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar shoqëria jonë kanë vonuar të arriturat në promovimin dhe arritjen e barazisë së gruas në shoqërinë tonë.
“Pozita e gruas në Kosovë ka avancuar shumë dhe të gjithë jemi krenarë me këtë. Krenohemi me rolin që luan gruaja kosovare sot, qoftë si Presidente, qoftë si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese apo si Kryetare e KQZ-së, si ambasadore dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare në kuvendet komunale apo edhe si kampione olimpike dhe si yll botëror i pop-muzikës”, u shpreh ai.
Por, presidenti Thaçi theksoi se kemi edhe sfida.
“Gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet me pengesa në realizimin e të drejtave të saj. Një sfidë e tillë është realizimi i të drejtave pronësore dhe trashëgimisë, që janë edhe objekt i kësaj konference. Neni 46 i Kushtetutës sonë ua garanton të gjithë qytetarëve të drejtat e tyre në pronë. Por, fatkeqësisht, në masë të madhe, gratë në Kosovë ende luftojnë për tejkalimin e barrierave që pengojnë trashëgiminë e pronës së paluajtshme nga familja”, pohoi presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka thënë se bazuar në Strategjinë për të Drejtat Pronësore në Kosovë, gratë përbëjnë 49.6 për qind të popullsisë së Kosovës, mirëpo vetëm 15.24 për qind e grave i kanë të regjistruara pronat në emrin e tyre.
“Dhe kur gratë nuk e kanë në kontroll pronën, ato në shumicën e rasteve nuk mund të jenë as aktor ekonomik. Ndërsa, në anën tjetër, është fakt i dëshmuar se pasuria në pronësi të gruas ka pasur përfitime pozitive edhe në mirëqenien e familjeve”, u shpreh ai.
Si barrierë që e bën edhe më problematike çështjen pronësore, presidenti Thaçi ka thënë se është edhe mos ndjekja e procedurave të trashëgimisë.
“Përderisa nuk ndiqen procedurat e trashëgimisë, do të jetë gjithmonë vështirë që të bëhen ndryshime ligjore që do ta promovonin pronësinë e grave mbi pasurinë. Edhe heqja dorë e vetë grave nga e drejta e tyre për të trashëguar, në raste të veçanta, ka qenë gjithmonë pengesë e madhe që i ka pamundësuar ato të bëhen pronare të pasurive të paluajtshme në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.
I pari i shtetit ka thënë se në të kaluarën kjo është bërë më shumë edhe për shkak të traditave, normave kulturore apo edhe pritjeve në familje, porse kjo gjendje duhet të ndryshojë.
“Duhet të ndryshojë duke u nisur nga çdo familje”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi ka thënë se në krahasim me rajonin kemi bërë progres shumë më të madh.
“Kemi bërë reforma më të shpejta. Kemi hartuar ligje moderne, që rregullojnë këtë fushë dhe tash janë në fuqi. Janë organizuar shumë konferenca vendore e ndërkombëtare, që kanë trajtuar këto probleme. Vazhdimisht jemi munduar të rrisim vetëdijen publike. Vullneti politik gjithmonë ka ekzistuar, sepse këto janë çështje jetike për shoqërinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi i ka përgëzuar të gjitha institucionet që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në këtë drejtim, por ka kërkuar angazhim edhe më të madh për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të plota të grave në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-ne-prishtine-780x439.jpg)
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë
![BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.jpg)
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vjosa-osmani-e1738947181781-780x439.jpg)
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër