Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë periudhës 1 mars 2017 deri më 3 mars 2018, janë raportuar 871 raste të dyshuara se janë prekur nga fruthi, ku komuna më e prekur është Fushë Kosova me 189 rase, e pasuar nga Prishtina me 130 raste.
Kjo është komunikata e IKSHP-së:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin përmbledhës të ecurisë së fruthit ka konstatuar rënie të dukshme të rasteve të fruthit.
Sipas të dhënave të të sistemit të mbikëqyrjes së fruthit në Kosovë për periudhën 01 mars 2017 deri më 3 mars 2018 në total janë raportuar 871 raste të dyshuara në fruth, prej të cilëve në laboratorët e IKSHPK janë konfirmuar 602 raste janë pozitive në fruth. Numri më i lartë i rasteve është nga komuna e Fushë Kosovës me 189 raste, e përcjellur me komunën e Prishtinës me 130 raste të konfirmuara.
Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri i dyshuar në fruth, ku aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 8 pacientë të dyshuar në fruth.
Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit. Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, janë vaksinuar, sukses ky që ka parandaluar epidemitë për 10 sëmundje vaksinë preventabile.
Sipas Programit të Zgjeruar të Vaksinimit, vaksinimi kundër fruthit me vaksinën MMR është i obliguar me Ligj dhe i nënshtrohen të gjithë fëmijët e moshës 12 muajsh dhe ajo 6 vjeçare me 1 dozë prej 0.5ml. Nëse fëmija nuk është vaksinuar në periudhën kohore të caktuar, prindi është i obliguar të kompletojë statusin vaksinal të fëmijës sa më parë. Përjashtim bëjnë vetëm fëmijët që për çfarëdo arsye qoftë kanë kundër-indikacion specifik për vaksinim.
Sëmundja e fruthit karakterizohet me shkallë të lartë të infektueshmërisë andaj edhe përhapja brenda territorit të caktuar është e shpejtë. Rreziku ndër-shtetëror i importimit të sëmundjes nga vendet fqinje dhe vendet e Europës është permanent pasi që sëmundja përhapet me ajër.
Që nga paraqitja e rastit të parë të fruthit janë intensifikuar aktivitetet për vaksinim me MMR dhe Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI që nga muaji tetor 2017, duke analizuar situatë epidemiologjike me fruth në Kosovë obligon ekipet e vaksinimit:
Të vaksinojnë të gjithë fëmijët nga muaji i nëntë i jetës me 1 dozë prej 0.5 ml
Nëse fëmija është 5 vjeç duhet të vaksinohet me MMR rivaksinim. Nuk ka nevojë të pritet mosha 6-7 vjeç
Nëse fëmija është mbi 7 vjeç deri në18 vjeç dhe nuk është i vaksinuar fare, atëherë vaksinoje me 1 dozë MMR menjëherë dhe pas një muaji booster dozën me MMR.
Sidoqoftë, ata fëmijë të cilët janë vaksinuar me kohë sipas kalendarit të vaksinimit nuk do të sëmuren nga Fruthi dhe nga sëmundjet tjera vaksinë preventabile.
Situata epidemiologjike me fruth është në kontrollë të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Duke qenë se akoma jemi në stinën e ftohtë të dimrit, kur qytetarët qëndrojnë në dhoma të ngrohta, të pa-ajrosura mundësia e përhapjes së fruthit është rritur, por gjithnjë vetëm te fëmijët e pa-vaksinuar.
Të gjithë ata fëmijë të vaksinuar me rregull nuk do të sëmuren nga fruthi!
Instituti Kombëtar në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave kundër fruthit dhe sëmundjeve tjera vaksinë preventabile dhe po implementon masat parandaluese e kontrolluese.
Përmes aktiviteteve të veçanta, Instituti Kombëtar dhe QKMF-të bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme po tenton të gjejë të gjithë fëmijët e komunitetit RAE të cilët një numër i tyre janë regjistruar me identitet të ndryshëm në Kosovë dhe identitet tjetër kur lëvizin në vendet fqinje!
Andaj vazhdojmë të apelojmë te të gjithë prindërit të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit por edhe kundër sëmundjeve tjera vaksinë preventabile, të lajmërohen menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.
Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në Kosovë, Rajon, Evropë dhe botë.
Sipas raportimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë raporton për rritje të shkallës së sëmundjes nga fruthi në Rajonin e Evropës për 400 herë krahasuar me vitet e kaluara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova