LAJMI I FUNDIT:

Iniestas raportohet se i janë ofruar 38 milionë euro si pagë vjetore nga disa klube kineze

Iniestas raportohet se i janë ofruar 38 milionë euro si pagë vjetore nga disa klube kineze

Andres Iniesta aktualisht po shërohet nga një lëndim i rëndë që mori gjatë fitores 1-0 të Barcelonës kundër Atletico Madridit.

Mesfushori do të mungojë në katër javët e ardhshme duke përfshirë edhe ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve me Chelsean.

Megjithatë, spanjolli ka marrë disa oferta të mëdha nga Kina për t’u larguar nga klubi katalanas në fund të sezonit.


Andres Iniesta (Getty Images)

Sipas gazetarit spanjoll Eduardo Inda, 33-vjeçari mund të fitonte 38 milionë euro në vit nëse zhvendoset në Azi.

“Iniesta ka marrë disa oferta nga klubet kineze për angazhim trevjeçar, ku do të përfitonte 38 milionë euro në sezon”, tha Inda për El Chiringuito TV, duke mos treguar emrat e ekipeve.

Megjithatë, Iniesta kohët e fundit ka nënshkruar një kontratë të përjetshme me Barcelonën.

Barcelona ka nënshkruar gjatë janarit me Philippe Coutinhon nga Liverpool, i cili shihet si pasues i reprezentuesit spanjoll.

Dhe në qoftë se braziliani ka paraqitje të mira deri në fund të sezonit, dera mund të mbetet e hapur për një largim të Iniestas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori