Jo, ajo nuk ka vdekur! Ajo është e gjallë! Ajo dikton jetën tonë, sot; e dikton edhe të ardhmen, për aq sa duket e ardhmja nga mjegulla dhe tymi i (para)politikës. Ishte rren llafi se historia ka fund! Jo në Ballkan! Jo ndër ne! Mirëmëngjesi histori! Rrëqethuni fëmijë nëpër bankat e shkollës. Mos shihni kanalet horror, shihni kanalet historike! Mos i ngatërroni fjalët, se fjala histerike ka kuptim tjetër dhe kjo nuk ka të bëjë me ne.
Te ne gjithçka është histori; është epope. Kjo është industria e vetme. Fund e krye viti, dekadat, jeta, na shkon me epope. Edhe vet jemi epope, legjenda të gjalla që ecim këmbë nëpër histori. Me një fjalë: ne jemi këmbësoria, ndërkohë që politika nuk ecin këmbë, se janë kalorësia.
Mos të dyshojë askush, ne jemi mitikë, njëjtë edhe kur ndezim zjarre në Prekaz, edhe kur ndezim zjarre para ambasadave për t’u ngrohur derisa presim në radhë për viza. Edhe pranë kazanëve me fletushkat e marketingut, që nuk i shfleton askush, qytetarët tregojnë historitë e tyre të lavdishme, gjithë dashurinë e pafund për këtë vend të cilin mezi po presin ta lënë. Veç një vizë u duhet. Për historinë e lavdishme, mund të këndojmë edhe flasin edhe nga kontejnerët e refugjatëve nëpër Evropë. Ne do të jemi këtu, përmes profileve tona në rrjetet sociale.
Ishim mitikë kur na përzunë mbi një milion, më 1999; ishim mitikë edhe kur ikëm vet pas lufte, me autobus për në Evropë duke ikur kështu nga parajsa, se dashuria jonë për Evropën është mitike. Besnikëria jonë ndaj politikës po ashtu është mitike. Ajo nuk ka gabuar kurrë. Ne nuk i meritojmë!
Por, historia jonë thotë se gjërat e mëdha, festat kryesore ndodhin në mars. Ato të shkurtit, festa e dashurisë dhe pavarësisë janë vetëm hyrje në botën e miteve, në botën e kënaqësisë dhe zjarreve.
E, kur vjen marsi, ia qet flakën. Pak a shumë katastrofë ekologjike e emocionale. Mos e keqkuptoni fjalën katastrofë. Ajo ndër ne ka kuptim tjetër. Të mirë. Kënaq jemi, katastrofë krejt!
Pra, marsi vjen ndër ne, çdo vit, që nga paslufta. Fillon me 3 mars, e vazhdon me 7 edhe 8, për t’u përmbyllur me 11 mars, ditën kur dikush do të na flasë se si u rrokullisën pjatat me fasule në mensën e studentëve në Prishtinë, dhe pastaj se si filloi gjithçka që sot fëmijët tonë e mësojnë nëpër shkolla. Edhe mirë bëjnë që e mësojnë! Rren qoftë, se historia nuk ka vdekur, Fukujama. Atë e gjen në mesin tonë më të gjallë se kurrë. Ne jemi historia vet, vet miti që ecë, sepse shumë nga ne kanë ndenjur këmbëkryq me mitet, përmendoret, e dikush më me fat edhe fotografi ka bërë.
Dorën në zemër, marsi vinte edhe para lufte, sepse edhe atëherë shkurti zgjaste shkurt. Por, ikte shpejt disi, pahetueshëm për publikun, dhe ishte shumë intim, sa përmbyllej vetëm me ca lule të freskëta që ua jepnim nënave në mëngjes, në dorë, me një përqafim rasti. Eh, sa miliarda përqafime ka humbur kultura jonë, nga ajo kohë kur nuk kishim teknologji të mençur, dhe krejt ajo dashuri as që mund të krahasohet me miliona fotografi që do të postohen sot nëpër profile, duke filluar nga nata e zjarreve , pastaj në ditën e mësuesve, ditën e nënave, thjesht, kem me u kënaq!
Asokohe marsi ishte nën hije të prillit e sidomos majit, kur klasa punëtore kujtonte se ka ardhur festa e saj dhe shkaktonte katastrofë ekologjike duke djegur goma veturash, kamionësh e autobusësh. Në prill, vetëm 1 prilli festohej, si dita e politikës. Rrente politika, rrente populli, të gjithë gënjenim me 1 prill se ishte legale. Nejse, edhe tash kur jemi te gënjeshtrat, vargut të festave mund t’ju shtohet lirisht edhe 1 prilli, si dita e politikës. Me e institucionalizua gjithçka.
Në rregull de, pajtohem se duhet me e mësua historinë, sepse mësuesit tonë të zgjuar, me rezultate të lodhëta nga testet e PISA-s, vazhdimisht na e kujtojnë se nëse nuk e mësojmë historinë, do na e përsërisin. Historinë tonë gjithnjë na kanë krijuar dhe shkruar të tjerët. Ne e kemi mësuar tonën përmes legjendave dhe miteve. Sido që të ndodhë, populli po lutet që nëse është e domosdoshme, të na përsëritet historia, epopetë të na ndodhin në verë, sepse do të kënaqeshim duke festuar nëpër diskoteka e restorante përgjatë bregdetit të bukur. Në vend të politikës, do të përfitonte turizmi!
Nejse, ideologjia zyrtare për epopetë thotë se ajo duhet të ndodhin veç në mars, sepse festat janë bërë për të parakaluar politika, qoftë trojka drejtuese, qoftë karvani i pafund i ministrave, zëvendësministrave, politikës de! Pastaj, edhe Iliri ka pas thënë: “Sërish vjen marsi…”!
Marsi është muaji kryesor kur klasa politike mobilizohet plotësisht. Është muaji i ynë i festave kur festojnë burrat, gratë, studentët, mësuesit, pak a shumë gjithkush i rëndësishëm për politikën dhe në politikë. Se politika mitet i ka produkt vendore. Ndërto një përmendore, mundësisht sa më të madhe, dhe fshihu pas saj! Kjo është loja të cilën e luan politika jonë, por nuk është veç e jona. Kështu vepron secila oligarki nacionale në Ballkan. Me e rindez dhe me e mbajt ndez zjarrin e urrejtjes dhe me u ngroh në të populli, ndërkohë që politika krejt biznesin e ndërton mbi këtë kujtesë historike e cila prodhon vazhdimisht ushtarë të rinj, duke i veshur qytetarët në uniforma partish, klanesh, lagjesh politike.
Iku dimri, ikën edhe dallëndyshet evropiane, pa na treguar se kurë vjen pranvera. Varet nga politika juaj, na thanë. E, politika ka ndez zjarre, me buxhet të shtetit! Kush është me të, mund të ngrohet. Kush afrohet shumë digjet, kush rri larg mërdhinë. Ka shumë të tjerë që ndezin zjarre, pranë ambasadave duke pritur në radhë për viza, për të ikur nga miti, për me ecë këmbë nëpër Evropë…!
Rren qoftë, Fukujama! Ajo është e gjallë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Moti për pesë ditët e ardhshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos