Një vit më parë, në mars të vitit 2017, pyesja veten për këtë titull: “A ka arritur vala populiste kulmin në Evropë?”. Ishte një pyetje, dhe sot kemi edhe përgjigjen: jo.
Të bëje një pyetje të tillë nuk ishte absurde në atë kohë, pas disfatës së të djathtës ekstreme në zgjedhjet presidenciale austriake, dhe anti-modeli që po bëheshin Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe veçanërisht presidenca e Donald Trump, që fillimisht u perceptua si një amplifikues i populizmave evropiane. Eshtë një qendër amerikane studimesh, Fondacioni Carnegie, që ka zhvilluar këtë koncept të pikut të populizmit, analog me pikun e naftës, dmth atë moment në të cilin, pasi arriti kulmin, konsumi i naftës, apo populizmit, do të bjerë.
Hipoteza e një “kulmi” të populizmit dukej se kish fituar vërtetë legjitimitet, pas zgjedhjeve holandeze, ku tribuni anti islam Geert Vilders mori më pak se sa pritej, dhe sidomos pas fitores së Emmanuel Macron kundër Marine Le Pen në Francë, në një përballje të dominuar në pjesën më të madhe nga çështja evropiane.
Iluzion
Që atëherë, ka qenë e domosdoshme ribërja e pyetjes: zgjedhje pas zgjedhjesh, forca e etiketuara si populiste, e megjithatë shumë të ndryshme dhe jo koherente mes tyre, nuk kanë pushuar së forcuari. Në Austri, ku i përkasin tashmë koalicionit qeverisës mes të djathtës dhe të djathtës ekstreme. Në Gjermani, ku partia Alternative für Deutschland (AfD) ka regjistruar një përparim spektakolar në Bundestag, duke detyruar dy partitë e mëdha në një koalicion të madh të ri, që në fillim askush nuk e donte. Apo në Republikën Çeke, ku presidenti i ri Milos Zeman përshkruhet si “Trumpi çek”.
Italia demonstroi në 4 mars se ideja e këtij kulmi ishte një iluzion, duke e zhytur ekonominë e tretë të eurozonës në një krizë politike dhe Bashkimin Evropian, në një prej periudhave të veta të pasigurisë, kur luhatet një prej pjesëtarëve të rëndësishëm të tij. E gjendur në vështirësi në vendin e saj, Marine Le Penn është ngushëlluar pjesërisht të dielën në mbrëmje, kur shkruajti në Tuiter se Brukseli duhet të ketë kaluar një natë të keqe.
Kjo valë e re rezultatesh në favor të forcave që mund të përcaktohen si antisistem, në shumicë por jo gjithmonë antievropiane, lejon të nxjerrim disa mësime.
Shembulli britanik dhe amerikan nuk ka asnjë impakt mbi zgjedhësit, që reagojnë në bazë të shqetësimeve të trye kombëtare.
Efikasiteti i menaxhimit politik ka një impakt të kufizuar mbi vendimet e zgjedhësve në këtë periudhë historike, siç e tregojnë rezultatet rekord të Lëvizjes Pesë Yjet, pavarësisht menaxhimit katastrofik që kryebashkiakia e Romës i bën qytetit, apo në të kundërt, menaxhimit të mirë ekonomik të Gjermanisë, që nuk e pengoi AfD të sigurojë një rezultat të mirë.
Çështja e identitetit mbetet një element themelor në frikërat dhe motivimet e një pjese të rëndësishme të zgjedhësve, duke qenë se rritja e Matteo salvinit në Itali apo AfD janë drejtpërdrejt të lidhura me problemin e imigrimit.
Perëndimi i demokracisë evropiane, fenomen qendror i zgjedhjeve franceze në 2017, konfirmohet në Gjermani dhe në Itali, ku Partia Demokratike e Matteo Renzit ra nën 20 % të votave.
Edhe në të djathtë patritë tradicionale po mundohen, siç ndodh me Forza Italian e Berlusconit, e parakaluar nga aleatja e të djathtës ekstreme, Lega, apo republikanët francezë, që u përjashtuan nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale vitin që kaloi.
Nga e gjithë kjo mund të nxjerrim si konkluzion se gjendemi përballë një “përjashtimi francez”, shenjuar nga zgjedhja e Emmanuel Macron, sidomos me triumfin e tij në zgjedhjet parlamentare të qershorit, dhe jo në agimin e një pranvere liberale (në kuptimin politik të termit) evropiane.
Ndoshta duhet të përmbysim këndvështrimin, siç ka bërë sociologu francez Alain Touraine, në librin e tij mbi Macronin. Sociologu thotë se nuk ishte Macroni që “shkatërroi” sistemin politik të partive të vjetra në Francë, por se ky sistem ishte në prag të shpërthimit nga brenda, dhe Macroni ishte i pari që e nuhati. E kuptoi që zgjedhësve u duhej paraqitur një ofertë ndryshe, me riskun që t’u linte dorë të lirë forcave antisistem.
Raudni i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze, ku përballeshin Macron dhe Le Pen, propozonte në fakt një ofertë të re nga të dy palët, gjë që lejoi të parin të fitojë duke bindur të zhgënjyerit e të majtës dhe djathtës, të gatshëm që t’i jepnin një mundësi, por edhe ata që donin thjesht t’i vinin pengesa në rrugë të djathtës ekstreme.
Ky skenar nuk u prodhua në vendet e tjera evropiane, ku mund tëvërehet pjesa e parë e ekuacionit, pra dobësimi i partive të vjetra, sidomos për të majtën socialdemokrate që po paguan besnikërinë ndaj ortodoksisë së ekonomisë së tregut dhe paaftësinë për të gjetur një zgjidhje, për rritjen e margjinalizimit mes një pjese të punëtorëve.
Sfidë e trefishtë
Mungesa e rinovimit të ofertës politike ka bërë që partitë e vjetra të dobësohen. Këto janë të paafta sot, për t’iu përgjigjur sfidës së trefishtë të rolit të Evropës në fazën e re të globalizimit që po mbërrin, të transformimit teknologjik që do të tronditë botën e vendeve të punës, dhe sfidës së migrimit, reale apo e fantazuar, që perceptohet nga një pjesë e evropianëve, si një kërcënim ndaj identitetit të tyre. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj