LAJMI I FUNDIT:

Lu: Shqipëria do të hyjë në BE

Lu: Shqipëria do të hyjë në BE

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është shprehur se Shqipëria do të hyjë në BE, dhe do të dëshironte të udhëhiqej nga të rinjtë drejt të ardhmes.

Sipas postimit në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, Lu është takuar me një grup nxënësish të shkollës së mesme të Rrëshenit, në programin Njihu me Amerikën.


“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të doja që secili prej jush të udhëhiqte Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj, plot energji, me mendje të hapur dhe ju e doni vendin tuaj”, u tha Ambasadori Lu. /Telegrafi/