LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Angela Merkel në Prishtinë, takohet me Enver Hoxhajn

Këshilltari i Angela Merkel në Prishtinë, takohet me Enver Hoxhajn

Një këshilltar i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, është duke qëndruar në Kosovë.

Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i Kancelares gjermane Angela Merkel, është takuar sot me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxhaj përmes një postimi në Twitter.


“Kënaqësi ta kemi në Prishtinë, Jan Hecker, këshilltarin e kancelares Merkel, për të diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme Kosovë-Gjermani, për zhvillimin politik në Kosovë dhe rajon, perspektivën në BE dhe liberalizimin e vizave. I jemi mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e miqësinë e vazhdueshme”, shkroi Hoxhaj.

Javën e kaluar, Kancelarja Merkel priti në Berlin Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi edhe për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë

Lajme
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori