Udhëzime nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari për mbrojtje nga sëmundjet infektive gjatë përmbytjeve në Maqedoni
Pas paralajmërimit të DPHM-së për dalje nga shtrati i lumenjve për shkak të shkrirjes së borës, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën apel që të ndërmerren masa parandaluese me kohë për uljen e rreziqeve nga paraqitja e sëmundjeve infektuese.
Rekomandohet që gjatë përmbytjeve vazhdimisht të ndiqen informacionet për furnizim me ujë dhe sigurinë e ujit për pije përmes televizioneve lokale dhe kombëtare, radiove dhe përmes portaleve të internetit.
Veçanërisht të kihet kujdes në ushqimin për fëmijë të vegjël. Është mirë, nënvizon Agjencia, ata të ushqehen me ushqim të përgatitur industrialisht.
“Për pierje, për përgatitje dhe për mbajtjen e higjienës personale, të përdoret vetëm ujë i paketuar apo ujë për pije nga cisternat që e dorëzojnë ndërmarrjet publike për furnizim me ujë, nëse ekzistojnë ujëra rezervë, të mos përdoren derisa nuk bëhet klorinimi në mënyrë përkatëse apo të zihen të paktën 15 minuta, nëse furnizimi me ujë kryhet nga objekte individuale të ujit ku është i dukshëm turbullimi, uji të mos përdoret për pije dhe për gatim deri në sanimin e gjendjes dhe deri në marrjen e vërtetimit laboratorik se është i sigurt”, thekson Agjencia.
Nëse furnizimi me ujë kryhet nga objekte individuale të ujit ku ka ndryshime të dukshme të ujit, rekomandohet të kryhet dezifenktimi parandalues i tij.
“Rregullisht të mbahet higjiena e duarve me sapun ose detergjent për higjienë, veçanërisht pas kontaktit me ujin nga vërshimet ose me gjërat që janë vërshuar, veçanërisht pas pastrimit dhe para përgatitjes së ushqimit, të mbrohet ushqimi i përgatitur që të mos vihet deri në kontakt me ujin nga vërshimet ose me ujërat e zeza, tërë ushqimi i cili ka qenë në kontakt me ujin nga vërshimet, në frigoriferët e vërshuar, ngrirëset ose bodrumet, të mos shfrytëzohet për ushqim, gjegjësisht të hidhet, të dezinfektohen të gjitha sipërfaqet e punës, si dhe pajisjet për gatim dhe ushqim, ndërsa ushqimin ta përgatisin me ujë të sigurt dhe detyrimisht në mënyrë termike të punohet në temperaturë më të lartë se 70 gradë Celsius”, qëndron në kumtesën e AUV-së.
Nga Agjencia potencojnë edhe ushqimi i përgatitur të mos ruhet më gjatë se dy orë në temperaturë të dhomës. ushqimi duhet të ruhet në temperatura më pak se 10 gradë Celsius, ndërsa është e nevojshme edhe të shmanget kontakti me lëndën e parë me ushqim të përpunuar në mënyrë termike.
“Si masa shtesë rekomandojmë që ushqimi termik në mënyrë themelore të përpunohet, veçanërisht ushqimi me prejardhje shtazore, ndërsa pemët dhe perimet të cilat zakonisht shfrytëzohen të gjalla, në mënyrë shtesë të lahen me ujë të vakët, të pastrohen, sërish të lahen dhe në mënyrë termike të përpunohen”, thekson AUV-ja.
Për mbrojtje të kafshëve, AUV-ja thotë se pronarët, pa dallim nëse bëhet fjalë për kanakar ose kafshë shtëpiake, duhet vazhdimisht ta ndjekin gjendjen meteorologjike, veçanërisht paralajmërimet nga organet kompetente për rrezik nga paraqitja e vërshimeve, që të mund në kohë t’i kryejnë përgatitjet e nevojshme për mbrojtje të kafshëve.
“Puna bazë është që kafshëve t’ju sigurohet ushqim, ujë dhe strehim adekuat. Nëse ekziston paralajmërim për vërshime, nëse ka mundësi, kafshët para ardhjes së ujit të dërgohen në një lokacion të sigurt. Nëse, megjithatë, në një afat të shkurtër është e nevojshme të lëshohet vendi i jetesës dhe nuk është e mundur të merren kafshët me vete, nëse është e mundur, kafshët duhet të dërgohen në një vend të sigurt. Nëse janë në hangar dhe mbahen të lidhur, kafshët duhet të zgjidhen dhe nëse ekziston mundësi, të dislokohen në ndonjë vend më të lartë ku rreziku nga vërshimet është më i vogël. Gjithashtu, duhet edhe të hapen dyert nga bokset dhe hangarët, me çka kafshët do të kenë shans të ikin”, rekomandojnë nga AUV-ja.
Kafshët të cilët mbahen në ambient të hapur gjithashtu duhet të transferohen në vend më të lartë ku rreziku nga vërshimet është më i vogël.
“Nëse është e mundur, ushqimi duhet të magazinohet dhe të transferohet në vend të thatë dhe të sigurt, sipas mundësisë që të magazinohet edhe uji i freskët (në rezervoare hermetikisht të mbyllura, cisterna, fuçi,…). Kafshët duhet të markohen në pajtim me Ligjin për identifikim dhe regjistrim, me çipa në veshë, ndërsa nëse bëhet fjalë për kafshë që nuk kanë identifikim, pronari mundet përkohësisht t’i markojë, që të mundet të identifikohet në rast që të humbin”, sugjeron Agjencia.
Nëse gjenden kafshë në rajonet e përmbytura, me ta duhet të veprohet me vëmendje, duke pasur parasysh se janë të shqetësuar dhe të frikësuar.
“Fillimisht duhet të përkujdesen kafshët më të reja, sa më shpejtë t’u sigurohet ujë i pastër dhe i sigurt. Ushqimi mund të gjendet në sasi më të vogla nga e zakonshmja. Rritësit duhet t’u drejtohen ekipeve në terren për informacione ku mund të sigurojnë ujë dhe ushqim adekuat. Kafshëve nuk duhet t’u jepet për të pirë nga uji i vërshuar”, thekson AUV.
Nëse ka burim të kufizuar, kafshëve brenda ditës duhet t’u sigurohen lloje të ndryshme të ujit, varësisht nga mosha, madhësia dhe prodhimi: gjedhe 30-5- litra, kali 20-45 litra, derra 4-12 litra, dele dhe dhi gjashtë litra, ndërsa shpendët 0.5 litra.
“Që të ulet etja nëse ka nevojë, kafshëve duhet t’i jepet sasi më e vogël e ushqimit. Rritësit duhet të jenë në kontakt me veterinerin kompetent për dhënie të këshillave, instruksioneve, ndërsa sipas nevojës edhe për dhënie të kujdesit mjekësor veteriner”, theksojnë nga Agjencia për ushqim./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë