Dënim maksimal për të akuzuarin, Naser Pajazitaj, ka kërkuar prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj në fjalën e saj përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Strellci i Deçanit.
Kurse vetë i akuzuarit deklaroi se nuk ndihet përgjegjës për vrasjen e kushërirës se tij dhe ndjen keqardhje për rastin e saj.
Po ashtu edhe avokati i tij mbrojtës, Gëzim Kollçaku, ka kërkuar nga trupi gjykues shfajësimin e të akuzuarit.
Në fjalën e saj përfundimtare të gjykimit prokurorja ka kërkuar shqiptimin e dënimit maksimat ndaj të akuzuarit.
“Në tërësi mbes pranë aktakuzës në përshkrimin faktik dhe juridik të saj. Kërkoj të shpallet fajtor Naser Pajazitaj dhe të dënohet me dënimin maksimal sipas ligjit”, tha prokurorja, raporton Kallxo.com.
Si rrethanë fajësuese ajo tha duhet të merret për bazë edhe e kaluara kriminale e të akuzuarit, fshehja e krimit dhe keqpërdorimi i besimit në raport me familjen e viktimës.
Nga deklarimet e shumë dëshmitarëve dhe prova të ndryshme të proceduara gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, prokurorja tha se me to do vërtetohet fajësia e Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Prokurorja Disha-Haxhosaj kërkoi nga trupi gjykues t’u falet besimi deklaratave të dhëna nga bashkëshortja dhe vajza e të akuzuarit në Polici.
Po ashtu edhe rreth alibisë së përshkruar nga i akuzuari për ditën kritike tha t’i mos i falet besimi, sepse sipas prokurores, është kundërthënëse me deklaratat e dëshmitarëve.
Dënim të rëndë për të akuzuarin sikurse prokurorja ka kërkuar edhe përfaqësuesja për Mbrojtjen e të Drejtave të Viktimave, Hoke Haxhaj.
Edhe prindërit e të ndjerës mbështetën fjalën e prokurores gjatë deklarimit të tyre në fjalën përfundimtare të këtij gjykimi.
Por dënim shfajësues për të akuzuarin, Naser Pajazitaj, ka kërkuar avokati i tij mbrojtës, Gëzim Kollçaku.
Gjatë fjalës se tij përfundimtare Kollçaku tha se aktakuza është e ngritur pa asnjë provë të besueshme.
Ai po ashtu theksoi se aktakuza është e ngritur në bazë të paragjykimeve dhe nuk shpjegohet motivi i vrasjes.
“Kjo aktakuzë është ngritur me paragjykime për faktin se i akuzuari ka kryer më herët vepër penale të vrasjes, para 26 viteve, dhe tani vazhdimisht po theksohet nga prokurorja eksperienca e tij”, tha Kollçaku.
Tutje ai theksoi se nga dëgjimi i 26 dëshmitarëve të këtij shqyrtimi gjyqësor nuk është thënë të jetë parë Donjeta Pajazitaj duke hipur në veturën e Naser Pajazitajt në ditën kritike.
Ai tha se as nga ekzaminimet e kamerave në Turqi nuk është vërtetuar se në veturë me Naser Pajazitajn ka qenë edhe e ndjera Donjeta Pajazitajt ditën kritike.
Edhe hartografia e linjës telefonike të të akuzuarit në ditën kritike tha se është provë shfajësuese e cila vërteton edhe deklarimin e të pandehurit rreth rastit, ku kishte theksuar se pasdite kishte qenë tek miqtë e tij në Pejë.
Avokati i të akuzuarit tha se me asnjë provë nuk është vërtetuar se i mbrojturi i tij ta ketë kryer ketë vrasje.
Duke i marrë parasysh këto prova, Kollçaku kërkoi nga trupi gjykues vendim shfajësues për Naser Pajazitajn.
Ndërsa, vetë i akuzuari, Naser Pajazitaj, në fjalën e tij përfundimtare ku po gjykohet për vrasjen e kushërirës se tij, Donjetës, tha se nuk ka të bëjë fare me ketë vrasje.
“Unë e ndij veten shumë të prekur me ketë çështje që po akuzohem. Më vjen keq për atë që i ka ndodhur Halilit (babit të Donjetës), po ndihem si me i pasë ndodh vajzës teme. Sa i përket Prokurorisë s’ka të bëjë me këtë vrasje, s’kam çka me thanë”, tha ai.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës, Naser Pajazitaj është përgjegjës për vrasjen e kushërirës së tij, Donjetës.
“I akuzuari Naser Pajazitaj dyshohet se me datë 09.11.2015, rreth orës 14:30, në bjeshkët e Strellcit, pikërisht tek kroi i quajtur “Kroni i Lajthisë”… me dashje dhe me armë të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat”, tha prokurorja Haxhosaj.
Aktakuza thotë se derisa Donjeta Pajazitaj ishte duke shkuar në punë, i akuzuari kishte ndalur veturën dhe e kishte marrë atë “duke ecur në këmbë në drejtim të fshatit Strellc i Epërm”.
“Kur arrin te “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë dhe duke shtënë dy herë në kokë e me pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunj, dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në aktakuzë.
Donjeta Pajazitaj disa javë ishte shpallur e zhdukur derisa u gjet e vrarë në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.
Për vrasjen e Donjetës dhe zbardhjen e këtij rasti disa herë u organizuan protesta dhe marshe paqësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'