LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Koalicioni qeverisës SPD-CDU i rëndësisë së veçantë për Kosovën

Pacolli: Koalicioni qeverisës SPD-CDU i rëndësisë së veçantë për Kosovën

Shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes politike në mes Partisë Social Demokrate (SPD) dhe Partisë Kristian Demokrate (CDU), për formimin e Qeverisë së re, duke thënë se ajo është e rëndësisë së veçantë jo vetëm për stabilitetin politik në shtetin gjerman, atë të BE-së, Evropës Juglindore, por edhe për shtetin dhe qytetarët Kosovës.

Pacolli tha se Kosova e sheh Gjermaninë si një shtet mik, aleat dhe partner dhe në këtë frymë do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

“Besoj, që do të kem një vizitë të shpejtë në Gjermani për t’i dhënë shtytje shtesë dhe sinergji të reja këtij partneriteti”, është shprehur kryediplomati kosovar.


Pacolli përkujton se Kosova ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me shtetin gjerman në të gjitha fushat dhe pret shtimin dhe forcimin e mëtejmë me qeverinë e re gjermane.

“Një urë lidhëse e fuqishme në marrëdhëniet në mes dy vendeve tona padyshim mbetet edhe diaspora jonë, e cila është e integruar mirë dhe mjaft aktive në jetën publike dhe institucionale”, ka thënë ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori