LAJMI I FUNDIT:

Dhurata Ahmetaj po vjen me dy këngë të reja

Dhurata Ahmetaj po vjen me dy këngë të reja

Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re muzikore për tregun shqiptar.

Por, duket se “agjërimit” pothuajse njëvjeçar po i vjen fundi pasi që këngëtarja ka paralajmëruar se është duke punuar në këngë të reja.


You're my favorite notification?

A post shared by Dhurata Ahmetaj (@dhurataahmetaj) on Mar 3, 2018 at 10:45am PST

Bëhet fjalë për këngëtaren Dhurata Ahmetaj, e cila ka pohuar se është duke punuar në dy projekte të reja muzikore.

“Do të dalin në kohë. Janë këngë ritmike. Po ecim me hapa të sigurt dhe besoj që publikut tim do t’i pëlqejnë”, ka thënë ajo në 1 Kafe me Labin.

Bukuroshja jonë nuk ka dhënë më tepër detaje rreth këngëve, por duke pasur parasysh se në të kaluarën ka sjell hite, pritet që edhe kësaj here të publikojë këngë të bukura.

@vesagashi_mua @fitahairstylist ?

A post shared by Dhurata Ahmetaj (@dhurataahmetaj) on Feb 26, 2018 at 3:39am PST

Ndryshe, këngëtaren muaj më parë e kemi shikuar në një tjetër rol, atë të aktores në serialin “O Sa Mirë”.

Kënga e fundit e Ahmetajt e titulluar “D”, të sjell para nëntë muajve, është shikuar mbi gjysmë milioni herë në YouTube. /Telegrafi/