Në shumicën e rasteve mungesa e barnave nga lista esenciale si dhe e materialit shpenzues të nevojshëm për trajtim, i ka detyruar pacientët t’i blejnë vetë ato gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Menaxhimi jo i duhur i sistemit të barnave ka shkaktuar këtë problem të trashëguar për vite me radhë. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, në një emision të RTV21.
“Rritja e buxhetit ka qenë vetëm njëra monedhë e problemit. Monedhë tjetër që po besoj edhe publiku e dinë është që nuk ka pasur një menaxhim të duhur të gjithë sistemit të barërave, që nga çmimet që shpeshherë kanë ardhur të fryra, që nga poashtu edhe mungesa e tyre. Ka ekzistuar dhe ende ekziston një mungesë e madhe e një sistemi që të dihet se çfarë në të vërtetë duhet blerë, kur duhet blerë dhe kur vjen ajo sasi”, tha Ismaili.
Ministri tregoi se çfarë po bënë institucioni që ai drejton për t’i dhënë fund këtij problemi të kamotshëm që po e përcjell shëndetësinë në vendin tonë.
“Unë e kam thirr edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për listën esenciale të barnave, jemi duke përgatit udhëzime administrative, kemi bërë një sistem ku i kemi futur të gjitha kontratat në të, në mënyrë që ta dimë se kur fillon të harxhohet bari, kur edhe sa muaj ka deri sa duhet të rinovohet kontrata. Nuk kemi pasur sistem që e alarmon situatën, ne si Ministri nuk kemi qenë në gjendje ta dimë p.sh se pesë muaj më herët nuk ka dorëza”, shtoi ministri.
Sipas tij, problemi me barnat nuk është një problem që mund të zgjidhet për 15 ditë apo një muaj, por gjatë vitit 2018 do të shihet një përmirësim i dukshëm. “Kur them përmirësim të dukshëm, nuk do të them përmirësim për 3 javë dhe prapë të bjerë sistemi. Sepse kjo ka qenë pak praktika, por përmirësim që qëndrueshëm” , shtoi ministri. Ministri theksoi se kjo situatë qytetarët i varfëron direkt, përderisa ata duhet të sigurojnë vetë barnat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian