Përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (European Quality Assurance Register for Higher Education – EQAR) do të ketë pasoja të mëdha për studentët e diplomuar kosovarë që duan të vazhdojnë studimet në ndonjë universitet ndërkombëtarë.
Drejtori i EQAR, Colin Tuck ka thënë se pas përjashtimit të Kosovës nga organizata që ai e drejton, do të komplikohen jashtëzakonisht procedurat e aplikimit në Universitete ndërkombëtare, për studentët e Kosovës.
“Është e sigurt që procesi i aplikimit të studentëve kosovar në universitete ndërkombëtare, tashmë do të jetë më i gjatë dhe më i vështirë për shkak të procedurave shtesë që do të bëjnë universitetet evropiane”, ka thënë për Insajderin, drejtori i EQAR, Colin Tuck.
Fillimisht Kosova duhet të presë edhe 90 ditë apo 3 muaj që të ketë të drejtë të fillojë procedurat e ri-regjistrimit në EQAR, për shkak të rregullave. Një gjë e tillë për Agjencinë e Kosovës për Akreditim mund të jetë edhe më e zorshme pasi ajo është përjashtuar për shkak të ndërhyrjeve politike në këtë Agjenci.
Drejtori i EQAR, Colin Tuck i tha Insajderit se probleme më të mëdha do të kenë studentët që do të diplomojnë në Universitetet që do t’i akreditojë përbërja e re e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, bordi i ri i së cilës është emëruar nga Qeveria dhe i është dërguar për votim Kuvendit të Kosovës.
“Përjashtimi i AKA-së nuk do të thotë domosdoshmërisht që diplomat e Universiteteve në Kosovë nuk do të njihen më, por njohja mund të jetë më e vështirë për ato diploma që do të lëshohen nga universitetet që do të akreditohen pas përjashtimit të AKA-së nga EQAR”, ka thënë Tuck.
Për mënyrën e përzgjedhjes së Bordit të ri të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Qeveria e Ramush Haradinajt, ka shprehur shqetësimet edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie. Me 18 nëntor, Bekim Samadraxha i cili mori detyrën pas shkarkimeve që i bëri Haradinaj Bordit dhe drejtorit, i kishte dërguar letër Colin Tuck, duke i shprehur shqetësimet për “mënyrën e emërimeve pasi ka pasur mungesë të transparencës, për çka ministri i Arsimit nuk i ka dhënë asnjë informacion AKA-së”.
Drejtori i EQAR e thotë qartë se vendimi për shkarkimin e bordit nga ana e kryeministrit Hardinaj,
“Siç është theksuar në vendimin tonë, AAK është përjashtuar që nga data 25/9/2017, pasi ne konsiderojmë se me shkarkimin e Bordit , po atë ditë ka humbur aftësia e AKA-së për të vepruar në mënyrë të pavarur”, thotë Tuck.
Megjithatë Tuck jep një lajm të mirë për studentët kosovarë të cilat kanë diploma nga universitet e akredituara nga Bordi paraprak.
“Regjistrimi i AKA-së para asaj date (para se të përjashtohet nga EQAR v.j) nuk është revokuar. Prandaj konsiderojnë se akreditimet e AKA-së që janë bërë deri sa ka qenë në Regjistër, janë bërë në pajtim me standardet evropiane (ESG) – por duhet ta përsëris se kjo nuk do të vlejë për universitetet që do të akreditohen pas përjashtimit të AKA-së”, ka thënë Tuck.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze