Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.
Ky projektligj nuk u vë në votim, pasi që për miratimin e tij duhen dy të tretat e deputetëve.
Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se qëllimi i këtij projektligji është mbështetja e veprimtarisë së këtij kolegji, i cili do të krijojë edhe ura lidhëse dhe do të ndihmonte dhe në normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara të komuniteteve në këtë qytet. Ndërsa tha se për këtë kolegj çdo vit do të ipen nga 600 mijë euro nga buxheti i shtetit
“ Të krijojë ura midis ndarjes së thellë etnike në qytetin e ndarë të Mitrovicës, që do të ndihmonte në normalizimin gradual të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet komuniteteve. Obligimet e përgjithshme të MASHT-it në zbatimin e Projektligjit janë. MASHT do të siguroi fonde publike për kolegjin ndërkombëtar të biznesit në Mitrovicë në mbështetje të objektivave të ministrisë, të listuar në nenin 2 të kësaj marrëveshje. Kontributi financiar për kolegjin në Mitrovicë do të jetë në vlerë prej 600 mijë euro në çdo vit”, tha Bytyqi.
Por deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka tha se Kosova nuk ka nevojë që të harxhojë para për kolegje të tilla, pasi që ka nevojë të investojë në universitetin publik. Ndërsa tha se ai nuk do ta votojë projektligjin në fjalë, në rast se i kushton buxhetit të Kosovës.
“ Në këtë rast do të flas pak për PDK-në që e ka pas MASHT. Nënkryetari i kësaj partie ka pas thënë se janë bërë kolegjet si qebaptore. Tekstualisht kështu ka pas thënë. Pastaj si duket iu hynë në qef qebaptoret. U krijuan dhe 5 universitete publike, apo pa kurrfarë nevojë.. Në vend që me investu në universitetin publik, me i ardh era universitet, me ba kabinete me ba librari….Mbi bazën e kësaj që janë hapur vend e pa vend në të kaluarën dhe universitete private kolegjet edhe publike, unë po kërkoj një sqarim prej ministrit të arsimit në qoftë se këto para janë formë e kredisë, apo në çfarëdo mënyre i kushtojnë buxhetit të Kosovës. Unë personalisht nuk e votoj këtë ligj. Nuk e votoj sepse nuk jam fare i interesuar për kolegje private në Mitrovicë. Nuk jam fare e interesuar, për pagat e ndërkombëtareve që duan me na shti neve hajde po krijojmë kolegje multietnike. Ne boll multietnika jemi këtu në parlament e s’po merremi vesh hiq”, tha Zeka.
Kritikat e deputetit Milaim Zeka, nuk kishin të ndalur në adresë të PDK-së sa i përket arsimit.
“PDK e ka bërë sallatë të prishur arsimin në Kosovë, sepse e kanë udhëhequr Ministrinë e Arsimit dhe krimin më të madh kjo parti e ka bërë pikërisht në arsim. Këtë e ka tregu dhe testi PISA që jena dal taman pisa, budallë”, tha Zeka.
Ndërsa deputeti i PDK-së Nezir Çoçaj tha se mësuesit e viteve 89-99 janë heronj dhe se arsimi në Kosovë, nuk është sallatë.
“Po i them Milaim Zekës që nuk është sallatë , përkundrazi ne e dimë në çfarë rrethana kemi dalë prej luftës , mësuesit në vitin 89-99 janë hero të Kosovës se nuk kanë shku as në Suedi, as në Gjermani e as në Zvicër, por kanë nejt me fëmijët përballë tankeve dhe përballë makinerisë serbe e kanë mbajt mësim. Unë kam punuar si mësues dhe e di çka është me tu dridh një mësues, kur kalon një tanke me 70 tona, kjo është që duhet me ditë. Në sistemin tonë kemi pasur mësues me përgatitje të ndryshme. Ne e kemi mundësuar që të gjithë të kenë fakultet katër vjeçar, që është një kriter dhe pastaj kemi kërkuar dhe po kërkojnë vazhdimisht ministria e arsimit që mësuesit të kenë dhe master, t’i kenë gjashtë vite fakultet. Gjermania, Italia, Amerika janë tmerruar nga hera e parë kur I kanë marrë rezultatet nga PISA. Pisa është përgjigje konkrete e fëmijëve dhe ne e kemi ndryshuar kurrikulën n ë bazë të kompetencave për këtë arsye”, tha Çoçaj.
E kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky është një projekt i cili do të kalojë në pronësi të Kosovës dhe se investimi në këtë kolegj, nuk janë para të humbura.
“ Ky është një rast konkret, një institucion arsimor, i cili kalon në pronësi Kosovës. Çka merr Kosova me këto pare që i ndan për disa vjet e merr institucionin, infrastrukturën. E merr projektin në tërësi, brendin dhe nuk janë para të humbura. Duke pasur parasysh që disa vite rresht një Qeveri e huaj ka dhënë jo kaq por më shumë pare, pikërisht për arsim për fëmijët tanë, ne duke e përvetësuar këtë projekt, besoni se nuk po falim pare. Por po e përvetësojmë në këtë rast, një kontribut një projekt për arsimin e fëmijëve tanë…Tani unë e kuptoj logjikën që janë para të buxhetit edhe ne po japim pare të buxhetit. Por edhe këto para të buxhetit e kanë një qëllim, diku po ipen. Nëse po japim me marrë një projekt të arsimit të aftësimit të fëmijëve tanë,. Një projekt në infrastrukturë një brend në të cilën është investuar nder vite, besoni nuk po i humbim këto para”, tha ai
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?