LAJMI I FUNDIT:

Pasaporta e Singaporit më e forta në botë, e Kosovës në të njëjtën pozitë me Bangladeshin e Iranin

Pasaporta e Singaporit më e forta në botë, e Kosovës në të njëjtën pozitë me Bangladeshin e Iranin

Sistemi vjetor i vlerësimit i ka renditur pasaportat e Singaporit dhe të Japonisë si më të fuqishmet për vitin 2018.

Këto dy shtete e kanë mposhtur Gjermaninë nga renditja e vitit të kaluar, sipas indeksit të përpiluar nga kompania ligjore ‘Henley & Partners’, transmeton Telegrafi.


Në këtë indeks gjithashtu tregohet se pasaporta britanike mbetet në vend të katërt, ndërkaq SHBA-të në vendin e pestë.

Këto renditje publikohen çdo vit dhe bazohen në numrin e shteteve që një pasaportë mund t’i jap qasje një personi për t’i vizituar pa pasur nevojë të merr vizë.

Pasaportat e Singaporit dhe Japonisë ua mundësojnë qytetarëve të tyre t’i vizitojnë pa viza gjithsej 180 shtete përgjatë globit.

Në foto: Pasaporta e Singaporit

Në vendin e dytë është Gjermania, e cila e ka lëshuar fronin e pozitës së parë. Gjermanët mund t’i udhëtojnë gjithsej 179 shtete pa viza.

Në pozitën e tretë gjenden së bashku pasaportat e Francës, Italisë, Spanjës, Danimarkës, Finlandës, Suedisë dhe Koresë së Jugut – që të gjitha kanë qasje pa viza në 178 shtete.

Pasaporta e Britanisë është e katërta, ku britanikët mund t’i vizitojnë 177 shtete pa viza, krahasuar me vitin e kaluar që kanë mundur 173 shtete.

Në foto: Pasaporta e Kosovës, e cila është e barabartë me atë të Bangladeshit, Iranit e Libanit

Në këtë indeks gjendet edhe Kosova, e cila fatkeqësisht është e renditur në pozitën e 97’të bashkë me Iranin, Libanin dhe Bangladeshin.  

Në anën tjetër, Shqipëria është e renditur e 54’ta bashkë me Gjeorgjinë dhe Belizen.

Më poshtë e keni një fotografi në të cilën e keni listën e plotë të shteteve dhe pozitën në të cilën renditen sa i përket fuqisë që kanë pasaportat e tyre. /Telegrafi/

Në foto: Lista e të gjitha shteteve bashkë me numrin e vendeve të cilat mund t’i vizitojnë pa viza

Në trend Stil

Më shumë
Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Stil
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Çiklizmi vs Vrapimi

Çiklizmi vs Vrapimi

Aktivitete sportive
Fjalori i dashurisë

Fjalori i dashurisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori