Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) e ka pranuar me shqetësim lajmin për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Në reagimin e KITU-s thuhet se shkarkimi arbitrar i të gjithë anëtarëve të Bordit të AKA nga Qeveria e Kosovës, përfshirë edhe ndërkombëtarët, ka shkaktuar dilema të arsyeshme për kapacitetin e Agjencisë për të vepruar jashtë ndikimit të politikës ditore, si në vend ashtu edhe tek organizatat ndërkombëtare.
“Në fakt, ne mendojmë se dilema të tilla ka pasur edhe më herët, pasi, gjatë historisë së saj 10-vjeçare, AKA,jo një herë, është vënë në shërbim të interesave politike dhe atyre biznesore. Megjithatë, në vitet e fundit, AKA ka treguar një përkushtim në rritje, ndonëse jo i kënaqshëm, për t’i adresuar problemet e cilësisë në arsimin e lartë, që ka rezultuar me zvogëlimin e numrit të programeve të akredituara. Në kushte të tilla, shkarkimi i gjithë strukturës udhëheqëse të Agjencisë nuk ka mundur të kuptohet ndryshe, përveç si ndërhyrje politike ndaj një institucioni që duhet të jetë i pavarur”, thuhet në reagim.
Në njoftimin e KITU-s thuhet se me vëmendje kanë analizuar vendimin e EQAR për përjashtimin e AKA dhe janë të indinjuar me faktin se argumentet për shkarkim që i janë ofruar këtij mekanizmi prestigjioz evropian nga ana e institucioneve të Kosovës janë ‘informatat e natyrës konfidenciale’ që, gjoja, qenkan në posedim të kryeministrit dhe ‘parregullsitë’ për të cilat nuk është dhënë asnjë shpjegim më shumë.
“Po ashtu, shprehim keqardhje për faktin se përzgjedhja e anëtareve të rinj të Bordit të AKA nuk është bërë përmes një procesi transparent dhe të besueshëm që do të argumentonte pretendimet e Qeverisë se synon depolitizimin e AKA”.
Në njoftim më tej thuhet se me përjashtimin e AKA nga EQAR, Kosovës i është shkaktuar dëm i madh që shkon përtej imazhit dhe funksionimit normal të AKA.
Më tej thuhet se diplomat e lëshuara nga institucionet e akredituara nga një Agjenci, e cila, është shpallur jokredibile nga një mekanizëm prestigjioz evropian, do të kenë trajtim të veçantë në vendet evropiane dhe pasojat do t’i vuajnë qytetarët e Kosovës që duan t’i vazhdojnë studimet ose të punësohen në ato vende.
“Për këtë arsye kërkojmë nga institucionet e Kosovës, në radhë të parë nga Kuvendi, Qeveria dhe MASHT që të jenë në nivel të detyrës me rastin e përcaktimit të përgjegjësisë për veprimet që kanë rezultuar me përjashtimin e AKA nga EQAR. Po ashtu, kërkojmë që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që janë në dispozicion për të rikthyer besimin e humbur të EQAR ndaj sistemit të arsimit të lartë në Kosovë: ta japë arsyetim të plotë për shkarkimin e anëtarëve të bordit të AKA; t’i tërheqë emrat e propozuar për bordin e ri dhe ta nisë një proces transparent të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj; të fillojë iniciativën për ndryshimet e nevojshme ligjore që pamundësojnë veprime të tilla të pamatura në të ardhmen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës