Tupac Shakur dhe Christopher Wallace, i cili ishte i njohur më mirë si Biggie Smalls, konsiderohen si dy nga reperët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Të dy u vranë pas të shtënave me armë zjarri gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar. Megjithatë, edhe sot ka thashetheme rreth vdekjeve së tyre. Kjo është historia e 2Pac.
Kush ishte Tupac Shakur?
Parcela Lesane Crooks lindi më 16 qershor të vitit 1971, ku ishte biri i një aktivisti për të drejtat e njerëzve me ngjyrë – Afeni Shakur.
Ai ishte më mirë i njohur për fansat anembanë globit si Tupac ose 2Pac.
Duke jetuar në Harlem të New Yorkut, ai u bë i famshëm në saje të “Eyez On Me” dhe shumë hiteve të mëdha që i kanë sjell përmes albumeve, që mbetën ndër më të shiturat në SHBA.
Artisti, i cili ka shitur më shumë se 75 milionë kopje të albumeve, vazhdimisht kryeson sondazhet si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.
Ai u bë pjesë e labelit “West Coast”, duke përfshirë “Records Bad Boy” të New Jorkut dhe “Records Death Row” me bazë në Los Angeles.
B.I.Gu famëkeq, i njohur më mirë si Biggie Smalls, ishte ish-mik i Tupac deri sa 2Pac u qëllua dhe u grabit në hyrjen e një studioje të regjistrimit të New Yorkut në vitin 1994.
Tupac më vonë akuzoi reperin Big Boy, i cili ishte duke regjistruar një këngë në studio gjatë asaj kohe dhe themeluesin i labelit, P Diddy për përfshirjen në të shtënat, por të cilën gjë dyshja e mohoi.
Biggie Smalls u vra gjithashtu pas të shtënave me armë zjarri në Los Angeles vetëm gjashtë muaj pas vdekjes së Tupacit.
Si ndërroi jetë 2Pac?
Në natën e 7 shtatorit të vitit 1996, Tupac u qëllua në një veturë të markës BMW në Las Vegas, gjersa ishte duke shkuar në koncertin që do të zhvillohej në “Club 662”.
Shefi i “Death Row Records”, Suge Knight po e ngiste makinën dhe 2Pac ishte i ulur në krahun e djathtë të veturës, gjersa kishin hasur në një kolonë veturash.
Vrasësi që po voziste një veturë bardhë të tipit Cadillac, momentin kur vetura në të cilin ishte Tupac u ndal në semafor, hapi zjarrin rreth orës 23:15.
Ylli u godit me katër plumba në gjoks, krah dhe kofshë të këmbës ndërsa dhe vdiq gjashtë ditë më vonë në spital.
Orë më parë, Tupac dhe disa miq kishin shikuar meçin e boksit mes Mike Tysonit dhe Bruce Seldonit në kazinonë “MGM Grand”.
Pas meçit në holl, Tupac dhe miqtë e tij – disa prej të cilëve ishin të lidhur me bandën “LA The Bloods” – sulmuan Orlando “Baby Lane” Anderson pasi 2Pac e goditi me grusht i parë.
Anderson, i cili jetonte në Compton, thuhet se ishte anëtar i bandës rivale të Cripsit, i cili më parë kishte grabitur para nga një prej shoqëruesve të 2Pac.
Deri në shkurt të viti 2018, vetura me të cilën Tupac u vra është restauruar plotësisht dhe është vënë në shitje për 1.5 milion dollarë.
Për çfarë flet filmi i 2Pac?
Për të shënuar 20 vjetorin e vdekjes së Tupac, një biografi e quajtur “All Eyez On Me” është shfaqur në kinematë botërore më 30 qershor të vitit 2017.
Filmi, i cili është emëruar sipas albumit të reperit, tregon jetën e pasur të artistit deri në të shtënat fatale.
Demetrius Shipp Jr, i cili luan në rolin kryesor, ka marr kritika pasi që nuk i ngjan aspak këngëtarit amerikan.
Filmi flet më tepër rreth parave, producentëve lakmitar dhe dhunës së bandave, duke përjashtuar anën e butë të reperit.
Atë e portretizon si një dashnor dhe jo si një artist, ku e shfaq teksa i lexon një poemë që i shkroi një gruaje në një liqen.
Në poezi, Tupac ndër të tjerash thotë se “Jam i shqetësuar se do të rritemi larg dhe do të përfundoj me humbje”.
A është gjallë 2Pac?
Sipas thashethemeve, po ai është – por a është vetëm një mashtrim i madh?
Interneti ka “shpërthyer” kur një fotografi e Rihannës në “krah” të Tupac u shfaq në vitin 2012, por ekspertët thonë se ishte vetëm një përdorim i zgjuar i Photoshopit.
Sidomos duke pasur parasysh se në fotografi Tupac shihet sikur nuk ka mbushur të njëzetat.
Ka pasur një numër të madh të teorive të konspiracionit duke përfshirë falsifikimin e certifikatës së vdekjes dhe që është fshehur në Kubë.
Vitin e kaluar, një polic i pensionuar, David Myers, pohoi se ishte paguar rreth 1.4 milion euro për të ndihmuar Tupacun të inskenoi vdekjen e tij.
Një tjetër teori, e cila është bërë libër sensacional, thotë ndër të tjerash se vrasja e reperit ishte e “orkestruar nga CIA” si kundër reagim ndaj këngëtarit që inkurajonte bandat për vrasjen e njerëzve të bardhë.
Thashethemet e fundit kanë dalë nga një njeri që pretendon se e ka parë Tupacin në Somali, së bashku me mikun dhe themeluesin e grupit “Outlawz”, Yaki Kadafin, i cili vdiq dy muaj pas Tupacit.
Shumë fansa duan të besojnë se është ende gjallë – por të tjerët duan që të besojnë se nuk është e vërtet dhe në këtë formë, Tupac mund të pushoj në paqe.
Cilat ishin akuzat për sulme seksuale kundër Tupac?
Në janar të vitit 2018, Ayanna Jackson foli në kamera për herë të parë rreth abuzimeve seksuale të Tupacit.
Në vitin 1993, atëbotë 19-vjeçarja pushtoi ballinat e revistave në mbarë botën me një rrëfim, ku akuzonte reperin dhe shoqëruesit për një sulm seksual, por deri në ditët e stome më nuk e ka akuzuar reperin.
Jackson takoi së pari Tupacin në një klub nate në New York në vitin 1993 dhe pas puthjeve në lokalin e Nellit në Manhattan, çifti shkoi më pas në dhomën e hotelit dhe kishte bërë seks “disa herë”.
Jackson tha se e kishte takuar Tupacin disa herë para se të ndodhte sulmi seksual më 18 nëntor të 1993, në hotelin Parker Meridien të New Yorkut.
Tupac dhe menaxheri Charles Fuller, u dënuan për abuzime seksuale, por u liruan nga akuzat për armëmbajtje pa leje.
Reperi, i cili atëbotë ishte 23-vjeçar, bërtiti pasi ai u dënua me katër vjet e gjysmë burg.
Të dy burrat kishin pranuar në gjykim se kishin bërë seks oral me Jacksonin, por këmbëngulën se nuk e kishin detyruar.
Gjatë gjykimit të tij, Tupac tha “E kam vënë besimin tim tek Zoti. Edhe një herë, unë nuk kam turp, çka ndodh, ndodh për një arsye, e lë çështjen në duart e Perëndisë”.
Ai kaloi vetëm nëntë muaj pas hekurave dhe mbrojti pafajësinë deri në vitin që ndërroi jetë, 1996.
Duke pranuar se Fuller nuk kishte të dhëna kriminale, atij iu dha katër muaj burg dhe pesë vjet mbrojtje në liri.
Teoria e vrasjes nga ana e Orlando Andersonit
Anderson, i cili vdiq në maj të vitit 1998 gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në Compton, gjithmonë mohoi se akuzat se vrau reperin për t’u hakmarrë rreth rrahjes në “MGM Grand”.
Ish-hetuesi i LAPD-së, Greg Kading, zbuloi një rrëfim të regjistruar të djalit të Andersonit, Keffe D, i cili pretendonte se po e ngiste Cadillacun e bardhë, kur nipi hapi zjarr në drejtim të 2Pac.
Policët e Comptonit, Tim Bennan dhe Robert Ladd gjithashtu thonë se Anderson ishte vrasësi që hapi zjarr në drejtim të veturës së yllit.
Ish-gruaja e Suge Knight, Sharita Golden ka akuzuar Andersonin se ishte i përfshirë në vrasjen e reperit “Orlando Anderson vrau Tupacun, i cili është në linjën e fundit e kësaj historie. E gjithë kjo ndodhi pas rrahjes në hollin e kazinosë”.
Një polic tjetër i LAPD tha se “Ishte hakmarrje e thjeshtë: ju rrahët keq njërën nga ne, ne do ta vrasim njërin nga ju. Nëse Orlando nuk do të ishte rrahur në hotel, atëherë kurrë nuk do ta ishte vrarë Tupacu”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë
UNUM Festival lanson datat dhe biletat për edicionin e gjashtë, dhe këtë vit pritet të jetë më magjik se kurrë!
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje