LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i përfshirjes së fëmijëve në çerdhet për zhvillim të hershëm në Maqedoni

Rritet numri i përfshirjes së fëmijëve në çerdhet për zhvillim të hershëm në Maqedoni

Përfshirja e fëmijëve në çerdhe dhe qendra për fëmijë me zhvillim të hershëm është zmadhuar për 2,6 përqind në krahasim me vitin 2016.

Në shtatorin e kaluar në këto institucione për parashkollorët kanë qenë nën kujdesje 35.286 fëmijë, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistika.

Këto kushte iu sigurojnë mbrojtje shëndetsore ,ushqim dhe qëndrim ditor për fëmijët, në përputhshmëri me nevojat e tyre zhvillimore të moshës deri në 6 vjeç, në më shumë grupe, edhe atë grupe të fëmijëve në periudhën e zhvillimit deri në moshën 2 vjeçare, nga mosha 2 vjeçare deri në fillimin e shkollës, grupe të kombinuara, grupe të fëmijëve me pengesa në zhvillim, grupe të fëmijëve në Qendrën për zhvillim të hershëm e përbërë nga çerdhe për fëmijë dhe grupe me aktivitete ne forma jashtë institucionale.


Në të dhënat vjetore për viti 2017 janë përfshirë 99 institucione për kujdesje dhe edukim të fëmijëve, që është për 3.1% më shumë në krahasim me vitin 2016./Telegrafi/