Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci.
Lumezi fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Cuoci, për angazhimin dhe sigurinë e dhënë nga KFOR-i, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, Lumezi e ka njoftuar gjeneralin Cuoci, me funksionimin dhe punën e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, ku ka theksuar se institucioni të cilin e udhëheq ai është i përkushtuar në luftimin e dukurive të këqija si, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe krimet e luftës.
I pari i Prokurorisë së Shtetit, ka theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të përballen me sfidat që i ka para i gjithë sistemi prokurorial”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u shpreh se do të mbetet i përkushtuar që të ketë ambient të qetë, lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë