LAJMI I FUNDIT:

KOK-u dhe Albin Tahiri e vlerësojnë të suksesshme dhe historike pjesëmarrjen në LOD PyeongChang 2018

KOK-u dhe Albin Tahiri e vlerësojnë të suksesshme dhe historike pjesëmarrjen në LOD PyeongChang 2018

Është vlerësuar pjesëmarrje historike dhe e suksesshme paraqitja e parë e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Konstatimi vjen nga drejtuesit e KOK-ut, të cilët organizuan konferencë për media, me rastin e kthimit në Kosovë të ekipit olimpik që mori pjesë në LOD PyeongChang 2018.

Kosova u përfaqësua me skitarin Albin Tahiri, që garoi në pesë disiplina të skijimit alpin, derisa barti flamurin e Kosovës edhe në ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të LOD PyeongChang 2018.


Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, në emër të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, shprehu mirënjohjen për performancën e lartë të Albin Tahirit, duke thënë se parashikimet dhe pritshmëritë janë realizuar.

“Albin Tahiri e radhiti Kosovën në mesin e shteteve pjesëmarrëse aq sa kanë qenë edhe pritshmëritë tona. Ngritja e flamurit në Fshatin Olimpik, ceremonia e hapjes dhe mbylljes solemne, takime të shumta me personalitete të larta të lëvizjes olimpike ndërkombëtare, ku veçohet takimi dhe intervista me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, janë karakteristikat që e veçojnë paraqitjen e delegacionit të Kosovës në LOD PyeongChang 2018”, tha presidenti Hasani në një konferencë për media të KOK.

Ai shtoi se kjo Olimpiadë do të mbahet mend edhe për organizimin e Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, që për 17 ditë u mbajt në Prishtinë. “Kosova ishte një nga nëntë vendet e licencuara për të qenë si pilot-projekt i Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, që është mbajtur në nëntë vende të përzgjedhura në mesin e 209 shteteve olimpike. Mbi 8 mijë fëmijë kanë praktikuar për herë të parë patinazhin dhe mbi 4 mijë fëmijë kërlingun”, tha i pari i KOK-ut, Besim Hasani.

Krenar që përfaqësoi Kosovën në PyeongChang 2018 u shpreh edhe Albin Tahiri, i cili tha se u mundua ta bëjë krenar popullin e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që isha në PyeongChang dhe ta bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Dimërore PyoengChang. Ishte kënaqësi të përfaqësojë vendlindjen e babait tim dhe njëkohësisht vendin tim, sepse thellë në shpirtin tim ndihem shqiptar, edhe pse nuk e flas gjuhën shqipe aq mirë”, tha Tahiri, sipas të cilit më vështirë ishte të përfshihet në 50 më të mirët në disiplinën lëshim, ku ishin 61 pjesëmarrës se sa në sllallom apo sllallom të madh ku garonin rreth 110 skitarë.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, i cili e vlerësoi historike paraqitjen e Albin Tahirit. “Albini ka lëvizur nga vendet 54, 37, që do të thotë se kjo është e mirë. Faktikisht mbetet që në të ardhmen të punohet më shumë me Albin Tahirin, por unë mendoj se është një rezultat i kënaqshëm, nuk është rezultat i keq të cilin e ka arritur, ka mundësi që prapë të përmirësohet në Lojërat e ardhshme Olimpike”, theksoi Kelmendi, njëherit nënpresident i katërt i KOK-ut.

Kreu i KOK-ut, Besim Hasani foli edhe për Lojërat Mesdhetare që në qershor të këtij viti mbahen në Tarragona të Spanjës, për të cilat tha se ka marrë një lajm të mirë nga qeveria e Spanjës se sportistët e Kosovës nuk do ta kenë problem hyrjen në këtë shtet, pavarësisht se Spanja nuk e ka njohur Kosovën.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm

Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm

Përfaqësuesja e Kosovës
Si filluan tensionet në ndeshjet Kosovë – Rumani shkaku i grupit “Uniti sub tricolor” dhe pse për Dardanët fitorja është shumë e rëndësishme

Si filluan tensionet në ndeshjet Kosovë – Rumani shkaku i grupit “Uniti sub tricolor” dhe pse për Dardanët fitorja është shumë e rëndësishme

Përfaqësuesja e Kosovës
Van Nistelrooy bëri një punë të shkëlqyer te Man United - ai së shpejti mund të fillojë punën e re

Van Nistelrooy bëri një punë të shkëlqyer te Man United - ai së shpejti mund të fillojë punën e re

Premier League
Kampi i Florentino Perez, përfshirë djalin – këshillojnë presidentin e Real Madridit ta shesë Vinicius Jr

Kampi i Florentino Perez, përfshirë djalin – këshillojnë presidentin e Real Madridit ta shesë Vinicius Jr

La Liga
Hajduti shqiptar që detyroi Raheem Sterling të linte Kupën e Botës pasi i grabiti rezidencën dënohet me 13 vjet burg

Hajduti shqiptar që detyroi Raheem Sterling të linte Kupën e Botës pasi i grabiti rezidencën dënohet me 13 vjet burg

Premier League
Lucescu: Mos bëni shaka me Kosovën, është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre

Lucescu: Mos bëni shaka me Kosovën, është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori