LAJMI I FUNDIT:

Merkel i thotë Vuçiqit: Serbia të arrijë marrëveshje kontraktuale me Kosovën

Merkel i thotë Vuçiqit: Serbia të arrijë marrëveshje kontraktuale me Kosovën
epa04918177 German Chancellor Angela Merkel (R) and Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (L) arrive to deliver statements following their bilateral talks at the Chancellery in Berlin, Germany, 07 September 2015. EPA/Michael Kappeler

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ia ka bërë të ditur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE mund të jenë të suksesshme nëse ky vend i zhvillon reformat dhe në qoftë se rregullon çështjen e marrëdhënieve me Kosovën, raportojnë mediat serbe.

“Negociatat [e Serbisë] për anëtarësim mund të jenë të suksesshme në qoftë se zhvillohen më tej reformat në sferën e sundimit të ligjit dhe në zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën. Ne kemi trajtuar pjesërisht çështjen se si mund të arrijmë në kornizën ligjore, dhe zgjidhjes kontraktuale për Kosovën”, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për vizitë në Gjermani, përcjell Telegrafi.

E pyetur nëse marrëveshja e obligative ligjore me Kosovën do të thotë njohjen e Kosovës nga Serbia, kancelarja Merkel tha se tha se “sa i përket pritshmërive që kanë të bëjnë me Kosovën nuk jam unë ajo që do të përshkruaj se çfarë duhet të ndodhë, çfarë është e dëshirueshme dhe çfarë duhet bërë”.


“Nismat vijnë nga Serbia. Presidenti i Serbisë është ai që është akteri kryesor”, tha Merkel.

“Ne po flasim për këtë dhe mbështesim gjërat kur kërkohet ndihma jonë. Por,  unë nuk do të ndaj këshilla, sidomos jo në publik”, tha Merkel.

Kancelarja gjermani tha se duhet të zgjidhet një numër çështjesh në rajon dhe theksoi se Berlini zyrtar “vlerëson pjesëmarrjen e presidentit Vuçiq në lidhje me bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori