LAJMI I FUNDIT:

Komuna Sopishtë e kërkon përmendoren e Qoses që ta vendosin në këtë komunë

Komuna Sopishtë e kërkon përmendoren e Qoses që ta vendosin në këtë komunë

Komuna Sopishtë kërkon nga Shoqata për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Kushoradëve që t’ua dhurojnë përmendoren e Andon Janevit-Qose, pasi që Bashkia e Shkupit e hoqi të njëjtin, sepse konsiderohet se është ndërtim i egër.

Në mbledhjen që do të mbahet sot në Këshillin e komunës së Sopishtes do të shqyrtohet kjo kërkesë. Për shkak të shumicës së këshilltarëve të OBRM-PDUKM, pritet që kërkesa e Shoqatës të miratohet.

“Nëse pranohet kërkesa jonë, përmendojra do të vendosej në qarkoren e fshatit Sopishtë, që u ndërtua gjatë ndërtimit të rrugës rajonale që lidh Sopishtën me “Sonçev Grad” dhe Bashkinë e Shkupt, hapsirë e cila nuk është rregulluar ende. Kërkesën e dorëzojmë në pajtim me Vendimin e sjellur nga Keshilli i komunës Sopishtë, në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2018. Shpresojmë në përgjigje pozitive nga ana juaj”, thuhet në kërkesën e Shoqatës./Telegrafi/