LAJMI I FUNDIT:

Përurohen dy libra për jetën e Adem Demaçit (Video)

Përurohen dy libra për jetën e Adem Demaçit (Video)

Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçi, u përuruan dy librat e përgatitur nga Selatin Novosella, “Viti i Adem Demaçit” dhe “Demaçi- njeri i lavdisë”.

Novosella tha se ka pasur rastin të mbajë shumë përurime por, sipas tij, ky i fundit për Demaçin është më i kuptimshëm dhe më domethënës.

Shyqri Galica, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ku Adem Demaçi është kryetar nderi, tha se personaliteti i Demaçit është i veçantë, një figurë dramatike nga jeta e hershme e tij e deri në ditët e sotme.


Ndërkaq, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, ka thënë se rëndësia e këtij libri qëndron në faktin se janë bërë përpjekje të mëdha që të mblidhen në një vend të gjitha aktivitetet e vitit jubilar për Demaçin. /KP/