LAJMI I FUNDIT:

Pacolli uron Kuvajtin për Ditën Kombëtare

Pacolli uron Kuvajtin për Ditën Kombëtare

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar përfaqësuesit e institucioneve dhe popullin e Kuvajtit në shënimin e Ditës së tyre Kombëtare, ndërkohë që është zotuar për mbajtjen e Forumit Ekonomik dhe akreditim të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në këtë shtet brenda këtij viti.

Pacolli ka shprehur gatishmërinë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit dy-palësh.

“Përderisa institucionet dhe populli i juaj shënon 57 vjetorin e Ditës Kombëtare, dëshiroj që në këto momente të veçanta krenarie kombëtare për Ju dhe vendin Tuaj t’ju përcjellë urimet më të sinqerta në emër të Presidentit, Qeverisë dhe popullit të Kosovës. Që nga koha e Pavarësisë, vendi Juaj ka bërë hapa të mëdhenj në rrugën e progresit dhe prosperitetit”, thuhet në urimin e Pacollit.


“Ne, mbetemi të hapur dhe të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve. Dëshiroj të ri-theksojë zotimet tona të mëhershme për organizimin e Forumit Ekonomik në mes dy vendeve brenda këtij viti, nga i cili presim rritje të investimeve të Kuvajtit në Kosovë. Gjithashtu, brenda pjesës së parë të këtij viti do ta akreditojmë edhe Ambasadorin tonë në Kuvajt. I falënderojë, në veçanti Institucionet e shtetit të Kuvajtit për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyeshëm të takimit Ministerial të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it, i cili u mbajt gjatë këtij muaji”,  ka thënë kryediplomati i Kosovës, Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori