LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët rindërtojnë fytyrën e vajzës nëntëmijë vjeçare

Shkencëtarët rindërtojnë fytyrën e vajzës nëntëmijë vjeçare

Shkencëtarët kanë rindërtuar fytyrën e një adoleshenteje greke 9 mijë vjeçare. Zbulimi hedh një shkëndijë të re drite për jetën e një periudhe që njihet si lindja e qytetërimit.

Ajo njihet me emrin Dawn dhe ka jetuar në veriperëndim të Greqisë nëntëmijë vjet më parë. Grekët e shekullit 21 patën rastin ta shohin atë këtë muaj në muzeumin e Akropolit. Mbetjet e skeletit të saj u gjetën në një shpellë të Thesalisë në vitin 1993.

Specialisti i ortodontisë Manolis Papagrigorakis udhëhoqi ekipin që risolli në “jetë” vajzën e lashtësisë në muzeum.


“Mosha e saj biologjike, nëse përcaktohet nga pjekuria e eshtrave, është rreth 15 vjeçe edhe pse del 18 vjeçare nga grafia e dhëmbëve, shto apo hiq një vit”.

Ekipi rindërtoi fytyrën e saj me kallëp argjile duke përfshirë edhe 26 muskuj.

Ajo është e veshur me lëkurë të leshtë dhe ka një gjerdan kockash, stoli që besohet nga arkeologët se përdornin njerëzit nga mesi i epokës së gurit.

Nofulla e dalë e bën atë të duket si e ngrysur.

“Kocka e nofullës së poshtme të Dawn është e dalë por funksionale. Nofulla mori këtë formë pasi ajo ndoshta zbuste lëkurat me gojë sikurse bënin eskimezët. Ata përtypnin lëkurën e fokave që ta zbusnin dhe ta përdornin për veshje”, thotë specialisti i fushës së stomatologjisë, Manolis Papagrigorakis.

Dawn mund të ketë vuajtur nga anemia ose nga skorbuti. Të dhënat tregojnë se ajo kishte probleme me kockat e legenit dhe kyçet çfarë mund t’i kenë sjell vështirësi në lëvizje dhe mund të kenë ndikuar tek vdekja. /VoA/

Në trend Kultura

Më shumë
Eda Zari dënohet me gjashtë muaj burg

Eda Zari dënohet me gjashtë muaj burg

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Disa fjalë të urta të japonezëve dhe shqiptarëve

Disa fjalë të urta të japonezëve dhe shqiptarëve

QENI

QENI

“Redaktorët trukokallë”

“Redaktorët trukokallë”

Të gjithë janë krijues

Të gjithë janë krijues

Kulture
Kalo në kategori