LAJMI I FUNDIT:

Pas sugjerimit të Trump për armatosjen e mësimdhënësve, Samuel L. Jackson nuk i kursen fjalët kundrejt presidentit

Pas sugjerimit të Trump për armatosjen e mësimdhënësve, Samuel L. Jackson nuk i kursen fjalët kundrejt presidentit
(Foto: Getty Images)

Samuel L. Jackson nuk i ka kursyer fjalët kundrejt Donald Trump, për shkak të planeve të presidentit amerikan për t’i armatosur mësimdhënësit, pas sulmeve të fundit me armë në Florida.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë la sugjeruar se arsimtarët duhet të mbajnë armë, ndërsa krahas atyre që janë kundër kësaj ideje është edhe aktori hollivudian.

(Foto: Getty Images)

“A mund dikush që ka qenë në një përleshje me armë t’i thotë atij idioti – që nuk ka marrë pjesë kurrë në një përleshje me armë – për të metat e planit të tij që t’i armatosë mësimdhënësit?!”, ka shkruar Jackson në Twitter.


Postimi i yllit të “Pulp Fiction” është shpërndarë shumë dhe ka marrë qindra mijëra pëlqime.

Kërkesat për ligje më rigoroze ndaj armëmbajtjes janë shtuar pas sulmeve me armë në një shkollë të mesme në Florida, ku humbën jetën 17 njerëz.

(Foto: Getty Images)

Pas këtij incidenti, Trump bëri një sugjerim kundërthënës duke propozuar si zgjidhje që arsimtarët duhej të lejoheshin që të mbanin armë.

Natyrisht se një sugjerim i tillë ka nxitur reagime të shumta, të cilave iu janë bashkëngjitur edhe personalitetet e njohura.

Kjo nuk është hera e parë që Samuel ka folur kundër presidentit amerikan, pasi edhe në të kaluarën dyshja kanë shkëmbyer “luftë fjalësh” në rrjetet sociale. /Telegrafi/