LAJMI I FUNDIT:

‘Google Assistant’ do të flas më shumë se 30 gjuhë

‘Google Assistant’ do të flas më shumë se 30 gjuhë

Asistenti inteligjent i Google, i njohur si ‘Google Assistant’ do të jetë në gjendje të flasë rreth 30 gjuhë të ndryshme, njoftoi Google, shkruan Telegrafi.

“Ndërkohë që ‘Alexa’ (Amazon) funksionon vetëm në anglisht, ‘Google Assistant’ aktualisht përdor tetë gjuhë dhe deri në fund të vitit do të jetë në gjendje të përdorë më shumë se 30. Kjo do të fillojë me danishten, holandishten, hindi, indoneziane, norvegjisht, suedisht dhe tai, gjatë vitit”, shpjegon Google në blogun zyrtar.


Ky njoftim shfaq vullnetin e Google që të përshpejtojë asistentin e tij dhe kërkimet në inteligjencën artificiale, në veçanti për të konkurruar Amazon. /Telegrafi/