Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz do të vendoset një mozaik i veçantë. Është ky portreti i Ademit, i punuar me rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh. E ideatori me këtë vepër synon të thyejë rekordin dhe të hyjë librin e Guinness.
Tash e sa vite, 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi, merret me një art të veçantë, ku përdorë teknika të ndryshme në formimin e portreteve e figurave artistike.
Fillimisht, artisti në fjalë, ka bërë punime nga druri, më të cilat është i njohur deri tani, por vitin e kaluar ka ndërtuar një mozaik mjaft të veçantë, me materialin e rrallë, gëzhojat e plumbave.
Ashtu sikur punimet e tjera, mozaiku i tij ka përmbajtje nacionale, zakonisht ka gdhendur e skalitur, fytyrat e heronjve kosovarë, për ta vazhduar traditën e tij me figurën e Adem Jasharit, komandantit legjendar, të cilin vitin e kaluar e krijoi me anë të 5 mijë gëzhojave, për ta shumëfishuar atë sivjet me 200 mijë gëzhoja plumbash.
Besarti me këtë krijim synon që të njihet edhe jashtë Kosovës, e synimi i tij shkon deri tek libri i famshëm Guinness, në të cilin pritet që ky i fundit të thyejë rekordin me mozaikun që e ka formatin 5×5, ose 25 metra katror.
“Punoj një lloj të artit të veçantë siç po shihet edhe këtu mozaiku. Për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam marrë iniciativë vullnetarisht, ta punoj një mozaik me përmasa të mëdha dhe shumë të veçanta në botë, i punuar me gëzhoja të plumbave, që ka kuptim të plotë, ka kuptim domethënës. Mozaiku është 5 metra me 5, domethënë 25 metra katror. Deri tash sipas hulumtimeve të mia në internet, është i vetmi në botë me këto përmasa të mëdha”, tha ai.
Ai për KosovaPress, ka shpalosur edhe detaje tjera lidhur me këtë projekt, ku ka treguar se i janë nevojitur gjithsej 20 ditë pune, për ta realizuar projektin që vet e ideoi, por, puna e tij ishte në bashkëpunim me familjarë dhe miq, të cilët në mënyrë vullnetare kanë shprehur gatishmërinë t’i ndihmojnë.
“Rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh. Këtë e kam punuar për 28 nëntor të vitit të kaluar, e kam punuar një portet, po këtë logo, këtë mozaik, vetëm me përmasa të vogla, me 5 mijë copë gëzhoja të fishekëve. Sot është dita e 20-të që jam duke punuar, janë duke punuar edhe punëtorët me dy ndërrime, ndodhë që punojmë, po tash erdhi deri tek fundi”, tha ai.
Ai tregon edhe vendin se ku do të vendoset ky mozaik i veçantë.
“Edhe punëtorët i kam në mënyrë vullnetare, që kanë shprehë dëshirën të vijnë të më ndihmojnë, i kam vëllezërit, kushërinjtë, domethënë të gjithë jemi angazhuar të punojmë në mënyrë vullnetare. Pas përfundimit, më 5 mars do të vendoset në Prekaz, në Kompleksin Memorial, aty do të ekspozohet, do të qëndrojë tri ditë”, shtoi ai.
Artisti kosovar akoma nuk ka vendosur se ku do transferohet mozaiku i tij pas datës 7 mars, pasi fillimisht pretendon ta realizojë qëllimin e tij, që të jetë në listën e librit Guinness.
Ai krejt në fund, nuk harroi t’i falënderojë edhe ata që e ndihmuan qoftë materialisht, e qoftë moralisht. Ndër sponsorët e tij ishin familja e Heroit të Kombit Xheladin Gashit, poligoni “Lenti” dhe ai “Katana”, Bau Market, Reckos, firma “100% Design”, si dhe Policinë e Kosovës, bashkë me FSK-në.
Gashi, artin e tij po e promovon me ndihma të vogla materiale dhe pret përkrahje nga ana e institucioneve të vendit, që t’i mundësohet “jeta e një arti të tillë”, në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime