LAJMI I FUNDIT:

NASA: Uji mund të jetë përhapur në hënë

NASA: Uji mund të jetë përhapur në hënë

Një raport i ri i publikuar nga Agjencia Amerikane e Aviacionit dhe Hapësirës (NASA) sugjeron se uji mund të jetë shumë më i përhapur në hënë sesa është menduar më parë.

Më parë, mendohej se uji i hënës ishte i izoluar në akull në rajonet hënore polare dhe se sasia e ujit në hënë ka ndryshuar vazhdimisht. Studimi i ri bie në kundërshtim me disa nga këto teori, veçanërisht me idenë se uji kufizohet vetëm në disa zona.

Studimi, i publikuar në revistën Nature Geoscience, u bazua në të dhënat nga dy misione të NASA-s. “Ne konstatojmë se nuk ka rëndësi çfarë kohe të ditës apo çfarë gjerësie shikojmë, sinjali që tregon ujin gjithmonë duket se është prezent. Prania e ujit nuk duket se varet nga përbërja e sipërfaqes, uji qëndron përreth”, tha Joshua Bandfield, autori kryesor i studimit.


Shkencëtarët mbeten të habitur se si uji ka mbërritur në hënë, ku theksohet se është e mundur që molekulat janë krijuar nga era diellore, një valë grimcash të ngarkuara që udhëtojnë nga dielli në të gjithë sistemin diellore, duke goditur edhe sipërfaqen hënore. Një tjetër teori është se uji ka qëndruar thellë në minerale të krijuara kur hëna fillimisht formohej miliarda vjet më parë, shkruan Anadolu Agency.

“Disa nga këto probleme shkencore janë shumë, shumë të vështira. Vetëm duke u mbështetur në burime të shumëfishta nga misione të ndryshme ne jemi në gjendje për të arritur në një përgjigje”, tha John Keller, një shkencëtar i NASA-s.

Hulumtuesit poashtu duan të hetojnë se sa ujë i arritshëm është në hënë, me qëllim të zbulimit nëse mund të përdoret si ujë i pijshëm për astronautët ose si burim i karburantit për raketa me hidrogjen.

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori