LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov-Reynders: Maqedonia dëshiron zgjidhje dinjitoze për emrin

Dimitrov-Reynders: Maqedonia dëshiron zgjidhje dinjitoze për emrin

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në kuadër të konferencës në të cilën merr pjesë në Bruksel, është takuar me kolegun e tij belg, Didier Reynders. Biseda, e cila zgjati rreth gjysmë ore, ishte takimi i dytë mes Dimitrovit dhe Rejndersit, pas takimit në Sofje.

Dimitrovi e ka informuar kolegun belg për vazhdën e reformave në Maqedoni, si dhe për pozicionin në kontestin për emrin. Pas takimit, Reynders për MIA-n deklaroi se është i kënaqur që e ka dëgjuar analizën e Shkupit për përparimin e diskutimeve për emrin.

“Isha i kënaqur që e dëgjova analizën e Shkupit për përparimin e diskutimeve për emrin, do të bëjmë gjithçka që të shkojmë sa më larg që është e mundur. Ajo që është tani interesante është që diskutimi udhëhiqet në nivel politik, gjë që bëhet për herë të parë, dhe është inkurajues, por e di që është diskutim që është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Po përpiqemi t’i bindim të dy palët, sepse e di se nuk është e lehtë për asnjërën nga dy palët, dhe përpiqemi rregullisht të flasim për atë me kolegët grekë, si dhe me kolegët nga Maqedonia”, shtoi Reynders për AIM.


Belgjika, e cila është një nga vendet më të rezervuara kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së drejt vendeve të reja anëtare, insiston që vendet kandidate të vlerësohen sipas meritave të tyre reformuese.

“Ajo që dëshirojmë të shohim përparim në reforma, dhe atëherë kur shohim se reformat janë bërë, të mund të fillojmë kapituj të rinj të bisedimeve, dhe pastaj vjen anëtarësimi. Por, gjithmonë jam skeptik ndaj përcaktimit të datës për anëtarësim, është shumë e rrezikshme, sepse nëse nuk arrijmë ta organizojmë procesin për datën e caktuar, kjo rezulton si dështim për të gjithë ne, kur në fakt ky është proces evolutiv”, deklaroi Didier Reynders pas takimit me Dimitrovin.

Si edhe me kolegët tjerë evropianë, ministri Dimitrov e ka prezantuar anën e Maqedonisë ndaj kontestit dhe e ka informuar belgun për vijimin e bisedimeve me Greqinë, si dhe për vijimin e reformave në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori