Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive parlamentare që të mërkurën t’i thonë ‘Po’ Demarkacionit. Edhe pse projektligji për Demarkacionin as nuk doli në votim, Matoshi e quajti këtë situatë si fitore të Haradinajt.
Në theks të veçantë ai ka përmendur Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën ka bërë thirrje publike që të manifestojnë moral politik.
Ai thotë që kundërshtarët politik nuk po mund të ja falin Haradinajt këtë sukses (duke pasur për rerencë se sipas Qeverisë me këtë aneks-marrëveshjes Kosovës i kthehet Çarkorri dhe Kulla e Zhlebit, pjesë këto që Haradinaj i shihte si të humbura sa ishte pjesë e opozitës).
Gjeni të plotë reagimin e Matoshit:
Beteja e fituar e Haradinajt!
Deputetët duhet të dijnë se si mbrohen interesat shtetërore dhe si ndërtohet koncensusi nacional për çështje të interesit vital. Po pse disave nga ta, u pengon Raporti i Komisionit shtetëror, sepse ai merr fuqi ligjore – e nuk prodhon kontradikta ligjore – në bazë te të cilit sëshpejti do të korrigjohet kufiri.
Po nëse kaq pa vlerë qenka ky dokument, siç po thonë, pse po u pengon kaq shumëi? Sepse krijon bazë per korrigjim te gabimeve, pra Kosova mundet me e rikthy Çakorrin dhe Kullen e Zhlebit për çka eshte pajtu edhe Podgorica! Dhe këtë sukses të Kryeministrit Ramush Haradinaj (edhe pse në të mirë të shtetit dhe ruajtjes së territorit kushtetues) nuk po munden me ia falë oponentë politikë qe nuk e sollen në Kuvend për dy vjet e gjysmë ligjin për ratifikim. Dhe thonë: Nuk lejoi opoziata!? Po si munden të gjenin sallë alternative kur u zgjodhen prijësit e Kuvendit?
Pse s’u gjet një e tillë për ta ratifiku marrëveshjen për kufirin?
Politikat nacionale dhe shtetërore nuk bëhen me inate provinciale, e aq më pak për të mos ia njohur Kryeministrit suksesin negociator me Malin e Zi si dhe marrjen e shpejtë të liberalizimit!?
LDK si parti institucionaliste duhet të jetë e lumtur dhe t’i duartrokasë kryeministrit që me mjete politike arriti ta mbrojë tokën kosovare, të ruaj miqësinë me Malin e Zi, duke mbrojtur interesat e NATO- s, njëherësh ta përmbushë detyrimin ndërkombëtar të vendit dhe kriterin qenësor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk ka marrëveshje për pagën minimale, shporta konsumatore do të llogaritet ndryshe
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
Blerim Bexheti: Nënshtrimi i shqiptarëve në institucionet publike po vazhdon
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Moti për pesë ditët e ardhshme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet