Ministria e Punëve të Brendshme përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur nga kompania gjermane “Veridos GmbH-Identity Solutions by Giesecke+Devrienr and Bundesdrukerei”, ka lansuar sot projektin “Patentë -shoferi mobil”.
Ky aplikacion mundëson marrjen e patentës së shoferit përmes telefonave të mençur. Ministri i Punëve të Brendshme. Flamur Sefaj, ndihet krenar që Kosova është vendi i parë që ua ofron qytetarëve të saj një aplikacion të tillë ku përmes saj mund të shkarkojnë patentë shoferin në çdo kohë dhe në çdo vend. Ministri i ka treguar përparësitë dhe arsyet.
“Mund të themi se jemi para të tjerëve në këtë rast , sepse është aplikacioni i parë që përdoret në rajon ndoshta edhe në Evropë. Një aplikacion i tillë dhe është i dobishëm. Arsyeja e parë është ulja e kostos. Ne do ta bëjmë një ulje të çmimit sepse ne do ta ulim koston pastaj kjo do të ketë impakt që të ketë ulje të çmimit të cilët qytetarët, ngasësit do ta paguajnë. Është shumë e dobishme është mjaft domethënëse sepse është një përqindje e mirë e uljes së këtij c çmimi. Në të njëjtën kohë përshpejton procesin e marrjes së dokumentit edhe sigurinë . Evitohen mundësitë për falsifikim. Përveç digjitalizimit të marrjes së patentë shoferëve ne jemi duke punuar edhe që të bëjmë digjitalizimin gjithë sistemeve dhe procese brenda MPB-së”, tha Sefaj.
Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të spekulimet dhe keqpërdorimet. Por ministri nuk ka treguar se sa do të jetë çmimi i aplikacionit që do të paguajnë qytetarët për të shkarkuar në telefonat e tyre, edhe pse ai tha se kosto e aplikacionit është zero. Shefi i Operacioneve nga kompania , “Veridos GmbH-Identity Solutions by Giesecke+Devrienr and Bundesdrukerei”,Hermann Sterzinges, ka thënë se me këtë aplikacion u mundësohet policëve të kenë qasje në të dhëna shumë më lehtë.
“Kjo tregon se jemi në një vend ku njerëzit me prirje inventive jetojnë këtu. Unë dua t’iu uroj për ekipin e paparë i cili po e udhëheq këtë projekt së bashku dhe ka qenë një arritje e madhe. Unë ju dëshiroj t’iu falënderoj që na keni zgjedhur neve për të arritur këtë qëllim. Gjithsesi kjo zgjedhje mund të jetë e lehtë dhe e mirë. Mirëpo më e rëndësishmja që është e lehtë për të përdorur. Nuk ka asnjë problem sepse zyrtarët policorë mund ta verifikojnë këtë patentë shofer menjëherë me një telefon të mençur me këtë aplikacion. Kjo jep një përparësi në verifikim të lehtë”, tha Sterzinges.
Ky aplikacion në këtë fazë është duke u testuar dhe se fillimisht aplikacioni është në gjuhën angleze dhe se sipas përfaqësuesve të kompanisë shumë shpejt do të përkthehet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës