Organizimi, promovimi, mbrojtja e identitetit dhe trashëgimisë kulturore në Diasporë vazhdon të forcohet nga shoqatat shqiptare atje.
Përkundër hapit pozitiv për krijimin e tri Qendrave Kulturore në tri qytete të botës: Cyrih, Malmo dhe Stamboll nga ana e Ministrisë së Diasporës në Kosovë, shpesh herë është vënë në pikëpyetje roli dhe organizimi i tyre përgjatë viteve.
Pas shumë premtimeve dhe zero realizimesh për hapjen e qendrave të kulturës shqiptare edhe në vendet tjera, komuniteti shqiptar është organizuar vet në forma të ndryshme, thuhet në njoftimin e organizatës Germin.
Për të hapur një debat dhe për të marrë rekomandime rreth organizimit të qendrave kulturore, organizata Germin ka organizuar diskutim virtual më datë 21 shkurt 2018 me temën “Rrjetëzimi përmes Qendrave Kulturore në Diasporë”.
Paneli diskutues përbëhej nga: Albana Sejati, shoqata “Vatra”, Stamboll, Bekim Dalipi, portali “Albinfo.ch”, Zvicër, Ridvan Murati, ushtrues detyre i Qendrës Kulturore në Cyrih, Bashkim Meholli, shoqata “UraCult E.V.”, Gjermani, Jetmira Kaziu, shoqata “MAAS Besa” ShBA dhe u moderua nga Denis Nushi, ekspert i shkencave sociale, në Cyrih.
Fillimisht u potencua që qendrat kulturore në Diasporë sot nuk duhet të krahasohen assesi me organizimet e klubeve shqiptare dikur, ngase ato si për qëllim nuk kanë pasur integrimin e shqiptarëve në vendet pritëse, dhe nuk janë shembulli më i mirë i promovimit të kulturës shqiptare.
“Panelistët u pajtuan se organizimi në diasporë duhet të vazhdohet përmes programeve të arsimit, kulturës dhe artit (filarmonisë, teatrit, filmit, ansambleve tradicionale, klasave të gjuhës shqipe, ekspozitave, klubeve sportive, klubeve fetare, baletit etj)”, thuhet në njoftim.
Një tjetër problem që u theksua nga paneli ishte edhe ndikimi i politikës në tri qendrat aktuale të krijuara nga Ministria e Diasporës në Kosovë, mos-koordinimi në mes të qendrave dhe shoqatave në organizmin e festave të ndryshme, mungesa e qendrave të kulturës në shumicën e qyteteve ku jeton komuniteti shqiptar.
Për këtë, paneli shprehu mbështetje për marrëveshjen e re për Qendrat Kulturore në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, duke shpresuar që palët do të rrisin bashkëpunimin dhe do të ndajnë në masë të barabartë financimin e tyre, ngase mungesa e fondeve ka ndikuar edhe në organizimet e mëparshme të tri qendrave kulturore.
Po ashtu, ata rekomanduan që qendrat e reja të cilat do të hapen duhet të përbëhen nga një komision, i cili udhëhiqet nga përfaqësuesit e rrjetit të studentëve, shoqatave dhe bizneseve të Diasporës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri